Vendimi i Gjykatës së Tiranës, Basha: Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga problemet e vërteta

I ftuar në “Frontline Interview” në Report Tv, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se “telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga problemet e vërteta”.

“Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të largojnë vëmendjen nga çështjet e vërteta të vendit, problemet e vërteta. Vula gjithmonë në Partinë Demokratike ka qenë. Dhe në PD do të mbetet. Nuk mund të mbulohet pikëpyetja mbi legjitimitetin e individëve të caktuar duke i shkuar pas një telenovele që në fakt ka eklipsuar jo pak aksionin opozitar që duhej rejtuar ndaj Edi Ramës. Padiskutim e ka shtyrë, e ka stimuluar, e ka motivuar edhe ai këtë çështje, për ta mbajtur si një çështje të pranishme në çdo debat politik dhe mediatik. Për ne ky është një debat i stisur.” – tha Basha.

Artikulli paraprak“Peshku qelbet nga koka”, Basha në Frontline: Inkurajoj drejtësinë të gjej përgjegjësit e lartë të korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama
Artikulli tjetërMeta tha se mbledh qindra njerëz në shesh, Basha: Sfida kodoshësh! I përdorin njerëzit si ‘mish për top’