Veliaj 8 orë në SPAK, Alibeaj: Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e inceneratorëve

Në një reagim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, shprehet se për rastin e Erjon Veliajt PD inkuranon SPAK-un të vijojë punën e tij për vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të korruptuar të përfshirë jo vetëm në aferën e inceneratorëve.

Më poshtë reagimi i plotë i Alibeajt:

Përditë shqiptarët po shohin njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës të kalojnë orë të tëra brenda dyerve të SPAK-ut.

Sot ishte radha e kryebashkiakut të aferës korruptive të inceneratorëve dhe të 5D, Erjon Veliaj.

Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet.

Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve por dhe në të gjithë çështjet që janë në hetim.

Drejtësia do të vendosë, herët a vonë!

Artikulli paraprakPse askujt nuk i dhimbset Erion Veliaj?
Artikulli tjetër“Peshku qelbet nga koka”, Basha në Frontline: Inkurajoj drejtësinë të gjej përgjegjësit e lartë të korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama