Histori e patreguar për Teatrin Kombëtar!

Në kohën kur gëlojnë debatet për vlerën e godinës së Teatrit Kombëtar për shkak të këmbënguljes së qeverisë për ta shembur atë, studiuesi Erald Kapri ka publikuar një histori të pa treguar më parë.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të njohur faktin se britanikët kishin refuzuar urdhrin e Mehmet Shehut për të bombarduar qendrën historike të Tiranës në 1944 në luftën përballë gjermanëve.
“Mehmet Shehu kerkon bombardimin e zones historike te Tiranes. Shtabi gjerman ndodhej tek pallati i Princeshave, trupat e tjera mbanin ministrite dhe Bulevardin. Majori Britanik e refuzoi dhe nuk pranoi te bombardoje qendren e Tiranes, duke shpetuar me vetedije zonen historike te Tiranes”, shkruan ndër të tjera Kapri.
Postimi i plotë
Kjo eshte nje histori e patreguar per Teatrin Kombetar. Ne betejen e Tiranes, Mehmet Shehu e rrethoi kryeqytetin me 3 mije forca partizane dhe per 3 jave u zhvilluan luftime ne periferi te saj. Prane tij ishte Majori Britanik Oliver i cili koordinonte sulmet ajrore dhe per 10 dite, mbi 240 bomba u hodhen nga aviacioni britanik, nga Sauku ne Vore. Forcat gjermane nuk e leshonin qendren e Tiranes dhe i frustruar nga pamundesia e marrjes se qendres se saj, Mehmet Shehu kerkon bombardimin e zones historike te Tiranes. Shtabi gjerman ndodhej tek pallati i Princeshave, trupat e tjera mbanin ministrite dhe Bulevardin.
Majori Britanik e refuzoi dhe nuk pranoi te bombardoje qendren e Tiranes, duke shpetuar me vetedije zonen historike te Tiranes. Mengjesin e dates 17 nentor 1944, kur gjermanet ishin terhequr, Majori Oliver beri kete foto te qendres se Tiranes ne taracen e Hotel Dajtit. Edhe pse luftimet ishin te ashpra, ajo nuk u prek dhe Teatri, ne te djathte te fotos, nuk ka asnje shenje plumbi dhe u ruajt ne gjendje optimale. Kjo histori duhet te na sherbeje per te vleresuar ato qe kemi, dhe Teatri Kombetar eshte nje nder to, qe duhet “konservuar” dhe ruajtur me fanatizem.

Artikulli paraprakVendi drejt falimentimit, 8081 biznese mbyllin aktivitetin në 7 muaj, 40% e tyre në Tiranë
Artikulli tjetërKjo është unaza e lënë përgjysmë prej 4 vitesh