Kjo është unaza e lënë përgjysmë prej 4 vitesh

Këto foto tregojnë qartë se çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë votat. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi denoncon rastin e një investimi të lënë në mes në qytetin e Peshkopisë.
Ai publikon foto të këtij rasti, sipas të cilit punimet janë ndërprerë, duke u krijuar edhe më shumë vështirësi banorëve të këtij qyteti.
“Kjo është unaza e lënë përgjysmë prej më shumë se 4 vitesh. Këto pamje që qytetarët e Peshkopisë shohin çdo ditë me sytë e tyre, dëshmojnë qartë se çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë votat.
Këto pamje dëshmojnë se Bashkia e Dibrës është e paaftë t’i kërkojë firmës mbylljen e punimeve që kanë nisur që me ardhjen e tyre në pushtet. Kjo Bashki është e paaftë të shpronësojë qoftë edhe një magazinë që të lirojë unazën. Kjo është Rilindja që ka kapur në fyt e po i merr frymën çdo ditë Dibrës”, denoncon deputeti demokrat në rrjetet sociale.

2 1

1 1

Artikulli paraprakHistori e patreguar për Teatrin Kombëtar!
Artikulli tjetërTensione në Kosovë pas deklaratës së Thaçit, serbët marrin krahë, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë