Haradinaj ftohet në SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë ftesë për “Lutjet e Mëngjesit”, që do të zhvillohen më 6 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni marrin pjesë politikanë dhe personalitete publike nga vende të ndryshme të botës.

Ky është viti i 68-të, që Amerika mbanë “Lutjet e Mëngjesit”, ceremoni e cila drejtohet nga presidenti.

Në vitin e kaluar Haradinaj nuk mori pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, edhe pse ishte i ftuar në këtë ngjarje.

Ai nuk kishte arritur të pajiset me kohë me vizë udhëtimi për në SHBA.

16lum1579174743

Artikulli paraprakKryemadhi-Gjiknurit: Nuk merrem me këlyshë dhe “gishta”…
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja, Rey Manaj kalon te Barcelona!