Arrihet marrëveshja, Rey Manaj kalon te Barcelona!

Rey Manaj ka arritur marrëveshje me Barcelonën. Por, zyrtarizmi dhe prezantimi i futbollistit shqiptar nga klubi i madh spanjoll nuk është bërë ende në mënyrë që sulmuesi t’i bashkohet ekipit B të Barcelonës.

Një gjë e tillë planifikohej të bëhej të mërkurën, por kjo nuk ka ndodhur.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Manaj ditëve të fundit po përballet me një infeksion në njërin vesh të tij dhe po i shkakton dhembje.

Ai është këshilluar nga mjekët që të mos udhëtoj dret Barcelonës derisa t’i shërohet veshi.

Gjithsesi marrëveshja është arritur dhe pritet që në ditët në vijim, shqiptari të hedh nënshkrimin mbi kontratë, duke u zyrtarizuar si futbollist i Barcëlonës.

Sipas mediave spanjolle, besohet se të premten, Manaj do të kalojë vizitat mjekësore në ambientet e “Ciutat Esportiva del Barça” në Sant Joan Despí dhe më pas të nënshkruajë kontratën e tij në zyrat e klubit në “Camp Nou”.

Manaj do të bashkohet fillimisht me ekipin B të Barcelonës për të synuan më pas kalimin te ekipi i parë.

Artikulli paraprakHaradinaj ftohet në SHBA
Artikulli tjetërBasha: Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës, akt i ulët që na turpëron të gjithëve