Basha tregon 4 prioritetet e PD dhe u bën thirrje shqiptarëve në Milano: Të bashkohemi përmes vlerave, për të për të sjellë një qeveri europiane

Gjatë takimit me bashkatdhetarët tanë në Itali, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e Partisë Demokratike për lista të hapura dhe për votën e diasporës.

“Përkushtimi ynë është i plotë dhe i qartë. Së pari për listat e hapura, apo votën proferenciale. Do t’i mundësojmë edhe një herë qytetarëve tanë që të jenë ata, të jeni ju që vendosni kush ju përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo një grusht kryetarësh partish. Barazia e votës që vota e çdo shqiptari të peshojë njësoj. Votimi dhe numërimi elektronik si një parakusht edhe për një votë efektive të diasporës. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, rikthimi i gjysmës së Shqipërisë, i gjysmës së shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë në një korpus vendimmarrës politik, duke u dhënë pa asnjë hezitim të drejtën Kushtetuese duke e bërë atë efektive përmes votës së diasporës.” – u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

Kreu demokrat ka bërë thirrje për t’u bashkuar përmes vlerave dhe jo egove personale, duke u bashkuar për të nesërmen dhe duke lënë pas të shkuarën.

“Ndaj thirrja ime është që të bashkohemi në këtë betejë, ka akoma kohë. Dhe ekuacioni është i qartë: nga njëra anë janë shumica dërrmuese e shqiptarëve, e vëllezërve dhe motrave tuaja, e familjarëve tuaj të cilët duan t’ju kenë ju zërin tuaj, votën tuaj në ngritjen e parlamentit të ardhshëm dhe qeverisë së ardhshme të Shqipërisë pranë. Edhe nga këtu në Milano dua të përsëris të njëjtën thirrje, gjithësecili duhet të hedh të paktën një hap pas nga interesi personal, për interesat e Shqipërisë, për interesat e shqiptarëve, për interesat në këtë rast të demokratëve, po do të thoja të të gjithë shqiptarëve. Dhe në qoftë se bashkohemi përmes vlerave dhe jo egove personale, duke u bashkuar për të nesërmen dhe për të lënë pas të shkuarën me të mirat dhe të këqijat e veta, jam i bindur që një vit mjafton për të ndërtuar alternativën dhe për t’i dhënë çdo shqiptari arsyen për të shkuar për të ndëshkuar Edi Ramën me votë, e për të sjell një qeveri demokrate, europiane, pro perëndimore, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.” – përfundoi Basha.

IMG 20240428 WA0018

IMG 20240428 WA0019

Artikulli paraprakBasha me emigrantët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve, por kasta e vjetër politike nuk do ta mundësojë
Artikulli tjetërA ekziston një marrëveshje mes Zogut dhe ish-kryeministrit serb Nikolla Pashiq në vitin 1924?