Basha me emigrantët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve, por kasta e vjetër politike nuk do ta mundësojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Rajonin e Lombardisë në Milano me bashkatdhetarët tanë në Itali.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se “nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve, por kasta e vjetër politike nuk do ta mundësojë”.

Basha: “Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetit dhe të lehtësisë për ta hedhur këtë votë. Por ka një komplot të kastës së vjetër politike, ka një komplot të atyre që sot e gjithë ditën, e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër. Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetëra politike. Kjo është arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria.”

IMG 20240428 WA0019

Artikulli paraprakMjeku: “Kolla e mirë” zgjat mbi 4 javë, është sëmundje shumë ngjitëse
Artikulli tjetërBasha tregon 4 prioritetet e PD dhe u bën thirrje shqiptarëve në Milano: Të bashkohemi përmes vlerave, për të për të sjellë një qeveri europiane