Gazetari shpërthen ndaj Carlo Bollinos: Pafytyrësia ka vetëm emrin tënd…

Gazetari Dritan Laçi ka reaguar ndaj botuesit të gazetës “Shqiptarja.com”, Karlo Bolino ka hedhur baltë mbi 25 vjeçarin e vrtarë nga policia. Ende pa u tharë dhimbja për humbjen e një të riu nga arma e zjarrit të policisë, që në fakt duhet ta mbronte, mediat pranë qeverisë rendën të nxirrnin konkluzionet e hetimit, duke fajësuar të riun se i kishte drejtuar armën policisë.

25 vjeçari nuk ka pasur armë dhe polici që e vrau, shtiu mbi të duke tejkaluar kushtet e vetëmbrojtjes, por Shqiptarja.com’ e njohur si një nga mbrojtëses më të zellshme të zullumeve të qeverisë Rama, por edhe përfitueset direkte nga lidhjet me pushtetin. Shkrimin mbi ngjarjen, media e Carlo Bolinos e titullon ‘Shkeli orën policore dhe i drejtoi armën, polici qëllon për vdekje në kokë dhe shpatull të riun në Tiranë….’

Reagimi gazetarit Dritan Laçi

Pafytyrësia ka vetëm një emër, Kar-lo Bol-ino. Njeriu që për çdo interes të tij është gati të bëhet qilim i kuq për pushtetin e gangsterëve dhe të prodhojë tituj të tillë, si ky këtu, ku Klodian Rasha i paska drejtuar armën policisë. Ndërkohë që ngjarja është në hetim dhe nuk është gjetur asnjë armë në duart e Klodianit, tashmë të ndjerë.

auto koliiiiii1607446807

Artikulli paraprakPaloka: Vrasja e 25 vjeçarit nga policia ka vetëm një emër…
Artikulli tjetërVendet në mbarë botën shpejtojnë të sigurojnë vaksinat kundër COVID-19, Rama në drejtim të paditur