Paloka: Vrasja e 25 vjeçarit nga policia ka vetëm një emër…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për ekzekutimin e të riut Klodian Rasha këtë mëngjes nga policia e shtetit ndërsa po kthehej në banesën e tij.

Paloka shkruan se ky krim ka vetëm një emër dhe ky lidhet me Edi Ramën, si frymëzuesin e vetëm të një policie që ushtron terror ndaj qytetarëve.

‘Çfarë mund të presësh tjetër nga ata që rekrutohen në polici si militantë partie kur i pari i tyre nxit vetëm dhunë dhe represion ndaj qytetarëve?!

A nuk ishte Rama që nxiste dhunën e policisë ndaj qytetarëve duke sajuar lajme të rreme se gjoja në Perëndim policia po masakronte qytetarët që nuk zbatonin karantinën?! A nuk mashtroi me qëllim duke nxjerrë një video të disa ngjarjeve në Algjeri që e paraqiti sikur ishte policia spanjolle që dhunonte qytetarët e saj se gjoja kishin shkelur karantinën? A nuk ishin Rama e Lleshi që nxorrën blindat me mitraloz në rrugë?

Çfare sinjali i jepet policisë me qëndrime të tilla? Minimalisht i nxit të ushtrojne dhunë mbi qytetarët e tu edhe për një maskë? E raste dhune ndaj qytetareve që nuk zbatonin vendimet e një të çmenduri kemi patur jo pak duke filluar nga ai djali adoleshent tek liqeni që u masakrua pse po shëtiste me biçikletë…! Pas gjithë rasteve të dhunës policore edhe ndaj të miturve, Rama dhe ata poshtë tij, kanë dal gjithnjë në krah të dhunës.

E ja ku mberritëm tek akti i sotëm ku një i ri u vra vetëm sepse shkeli orarin e karantinës. Pa i shkuar në fund fare provave e fakteve për ecurinë e këtij krimi unë e drejtoj gishtin me bindjen më të thellë tek fajtorët. Në se për ecurine e ngjarjes është i vërtetë varianti i parë i dalë nga Policia apo varianti i dytë i pas disa orëve kjo duhet hetuar sepse që nga ky fakt lindin dyshime për manipulim të provave. Po pavarësisht rezultatit të hetimit që do të çonte në dënimin ose jo të policit që shkrepi armën, fajtori i vërtetë është ai që jo vetëm e bindi policin se mund të dhunojë qytetarët por dhe e nxiti ti qëllojë me armën e shërbimit, vetëm se nuk zbatuan urdhërat e tij. Autori i vërtetë i vrasjes së 25 vjeçarit është Edvin Rama!

Artikulli paraprakVeliaj “feston” 8 Dhjetorin, Këlliçi: Turp! 25 vjeçari u vra nga qeveria e tij! Sot duhet të ishte në burg…
Artikulli tjetërGazetari shpërthen ndaj Carlo Bollinos: Pafytyrësia ka vetëm emrin tënd…