Forca e protestës mposht landfillin e plehrave në Fier

Qeveria është tërhequr përfundimisht nga projekti i djegies së plehrave në fushat bujqësore të Vërrisë. Në një dalje për mediat, Armando Subashi, kryetari i Bashkisë së Fierit njoftoi se projekti është anuluar dhe se asnjë leje nuk ishte dhënë dhe as do të jepej për vazhdimin e tij. I gjithë diskutimi, sipas tij, për menaxhimin e plehrave në këtë qark do të shtyhet për periudhën mbas zgjedhore, ku qeveria do të angazhohet në një komunikim më të gjerë dhe transparent me banorët.
Përpara dy muajsh, situata dhe deklaratat ishin komplet të ndryshme. Qeveria jo vetëm që ishte përgatitur për ta ngritur impiantin, nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes koncesionare, por edhe kishte lëshuar një VKM, e cila synonte shpronësimin e tokës bujqësore me synim ngritjen e impiantit pa asnjë konsultim me banorët.
Kjo lloj arrogance u prit me protesta nga banorët e Vërrisë, të cilët gjatë këtyre dy muajve kanë protestuar te vendi ku do të ndërtohej impianti, kanë bllokuar disa herë rrugën kombëtare, kanë protestuar para Bashkisë Fier, kanë marshuar në këmbë drejt Fierit. Mbi 30 persona janë procedurar penalisht nga policia për pjesëmarrje në protesta të jashtëligjshme, si edhe shumë familje janë kërcënuar. Mbasi dështuan që të frikësojnë apo përçajnë banorët dhe duke u përballur me një rezistencë paqësore shembullore nga ana e tyre, qeveria është tërhequr duke anuluar projektin.
Qeveria tërhiqet nga projekti i djegies së plehrave nga fushat bujqësore të Vërrisë. Në një komunikim për mediat, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, njoftoi se projekti është anuluar. Diskutimi për menaxhimin e mbetjeve, sipas kryetarit të Bashkisë Fier, do të shtyhet pas zgjedhjeve.
Prej dy muajsh banorët e Vërrisë kanë protestuar një vendim të Këshillit të Ministrave, ku nëpërmjet firmosjes së një marrëveshje koncesionare synohej shpronësimi i tokës bujqësore me synim ngritjen e një impianti.
Edhe të martën, banorët e Fierit kanë fituar një tjetër betejë me qeverinë. Gjykata Administrative nxori të pavlefshme aktet administrative, si dhe kontratën koncesionare të lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë KOVLU ENERGJI për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë.

Nisma Thurja

Artikulli paraprakÇfarë sjell për Europën fitorja e Macronit
Artikulli tjetërAferat mafioze e korruptive të lobuesit të Ramës, Harry