Aferat mafioze e korruptive të lobuesit të Ramës, Harry

Në shtator, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj me fjalime pompoze dhe fanfarë, njoftuan nga Ballshi se një investitor amerikan do të investojë 52 milionë euro në rafinerinë e Ballshit.
Sipas tyre, investitori, i cili mesa duket rafinerinë e ka marrë me “qira” nga ARMO, do ta rivendosë atë në punë dhe do të punësojë 1 200 punëtorë të mbetur papunë. Gjithashtu, ai do të ndihmojë për shlyerjen e borxheve të mëdha të ARMO-s.
Në të njëjtën ditë, Kryeministri Rama lavdëroi publikisht arritjet e qeverisë, e cila kishte mundësuar gjetjen e një investitori “shumë serioz” për rafinerinë e Ballshit, i cili do të rregullojë gjithçka.
Në ceremoni mori pjesë edhe investitori “strategjik”, Harry Sargeant III, një shtetas amerikan nga Boca Raton, Florida.
Në Shqipëri, Harry Sargeant III vjen si pronar i kompanisë Ionian Refining & Trading Company sh.a., e themeluar në Shqipëri në korrik të vitit 2016, e cila kontrollohet nga kompania mëmë e regjistruar në Ishujt Virgjinë Britanikë në fund të marsit 2016 dhe e administruar nga Ali Hasan Rahman, e cila ka regjistruar edhe një filial të saj në Shqipëri në mesin e muajit prill 2016.
Ali Hasan Rahman, rezulton të jetë avokati i Global Oil Managment Group në Boca Raton, Florida, drejtori ekzekutiv i të cilës është Harry Sergeant III.
Si filiali shqiptar i shoqërisë off shore, si shoqëria aksionere janë të administruara nga Taulant Musabelliu. Kompania e ka selinë në zyrat e një biznesmeni nafte të njohur në vend, Besnik Sulaj, në katin e dhjetë të “Sky Tower”, apartamenti 102, ku kanë seli edhe kompani të tjera me të njëjtin administrator dhe me të njëjtin objekt veprimi.
Harry Sargeant III është një ish-pilot i marinsave amerikanë, i cili pas 11 vitesh shërbim dhe pas një periudhe të shkurtër si pilot i linjës ajrore Delta Air, u bashkua me të atin për të administruar një flotë anijesh të specializuara në transportin e bitumit dhe aktivitete të tjera të lidhura me sektorin e naftës.
Goditjen e madhe ai e bëri në vitin 2004 me kompaninë e sapothemeluar International Oil Trading Company. Ai arriti të sigurojë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes një kontratë për furnizimin me karburant të ushtrisë amerikane në Irak, meqenëse furnizuesi i zakonshëm kishte probleme për të furnizuar rregullisht klientin.
Në fakt, kontrata me ushtrinë amerikane u sigurua vetëm pasi, përmes marrëdhënieve të tij me eksponentë të familjes mbretërore të Jordanisë, Harry Sargeant III arriti të marrë një leje ekskluzive kalimi tranziti nëpërmjet shkretëtirës së Jordanisë, korridor i domosdoshëm për furnizimin e ushtrisë amerikane në Irak.
Pas tri kontratave fitimprurëse, Sargeant vendosi që për kontratën e katërt me vlerë 2,7 miliardë dollarë të përjashtojë nga biznesi ortakun e tij jordanez, që i kishte mundësuar lejen e tranzitit në shkëmbim të ortakërisë në biznes. Për këtë qëllim, ai bën një kontratë me një kompani të kontrolluar prej tij dhe i kalon atij të gjitha fitimet e kompanisë që bënte tranzitin e naftës.
Në vitin 2008 ortaku jordanez, i cili është kunati i Mbretit të Jordanisë, e denoncoi Seargent për mashtrim në një gjykatë amerikane dhe në vitin 2011, ai përfitoi një dëmshpërblim prej 29 milionë dollarësh dhe 3,5 milionë dollarë interesa.
Gjatë procesit gjyqësor pala jordaneze dëshmoi në gjyq dhe tregoi prova për pagesa me vlerë 50 milionë dollarë të kryera pa kontrata dhe pa asnjë motiv të dukshëm ndaj subjekteve jordaneze të lidhura me qeverinë.
Për këto fakte, Harry Sargeant III dhe shoqëritë e tij të shumta offshore, gati të gjitha të quajtura IOTC, fillojnë të hetohen për shkelje të ligjit kundër praktikave korruptive jashtë SHBA-ve, ligj i cili ndalon kompanitë amerikane t’i paguajnë bakshish zyrtarëve publikë të cilitdo vend.
Lajmi bëri bujë në gazetat amerikane, sepse Harry Sargeant III njihet si një nga financuesit e mëdhenj të Partisë Republikane, në veçanti të kandidatëve republikanë për president Mitt Romney dhe John McCain. Pentagoni kontrolloi kontratat e fituara prej tij në Irak dhe deklaroi se ai ka abuzuar me ekskluzivitetin për kalimin tranzit në shkretëtirën e Jordanisë, duke rritur në mënyrë të pashpjegueshme çmimin e karburantit dhe duke i shkaktuar buxhetit publik amerikan një dëm prej më shumë se 200 milionë dollarësh.

Premtimi ndaj Ramës për të “shpëtuar” ARMO-n

Shoqëritë e Harry Sargeant III u vendosën në listën e zezë dhe nuk mund të marrin pjesë në furnizimin e enteve publike.
Ndërkohë konflikti me ortakun jordanez vazhdoi. Jordanezi ka fituar disa çështje në gjykata të ndryshme amerikane, por edhe pse Gjykata e Floridës i ka dhënë 30 milionë dollarë dëmshpërblim, ai ka përfituar vetëm 31 500 dollarë. Arsyeja është se kompania IOTC e Harry Sargeant III vazhdon të mos paguajë, duke pohuar se nuk ka para të mjaftueshme për ta paguar, si pasojë e humbjes së kontratës pikërisht për shkak të humbjes së biznesit si pasojë e padisë së ortakut jordanez.
Beteja gjyqësore e Harry Sargeant III përfundoi më 8 shkurt 2016, kur Gjykata e Floridës, vendosi falimentimin e IOTC, e cila në atë moment kishte më shumë se 100 milionë dollarë borxhe, gjysma e të cilave ndaj ish-ortakut jordanez.
Ai erdhi në Shqipëri, nuk dihet se çfarë lidhje e solli këtu tashmë për përpunimin në Shqipëri të lëndës së papërpunuar nga Bankers për të furnizuar me naftë tregun vendas.
Sargeant i premtoi qeverisë Rama një investim prej 52 milionë dollarësh për të shpëtuar ARMO-n, shumën e njëjtë me atë që i detyrohet ish-ortakut Mohammad Al Saleh, kunatit të Mbretit të Jordanisë, Abd Allah Ibn Al Husayn.
Ministri Ahmetaj shtoi se 52 milionë dollarë është vetëm faza e parë e investimit, sepse kompania do të investojë edhe 100 milionë dollarë në fushën e gazit me kompaninë Transatlantik.
Që nga inaugurimi i bujshëm nga Kryeministri, atëherë kanë kaluar disa muaj, por në rafinerinë e Ballshit nuk është investuar asnjë qindarkë dhe nuk ka ndryshuar asgjë.
Fatkeqësisht nga keqmenaxhimi i saj dhe mungesa e investimeve humbi jetën një punëtor dhe u plagosën pesë të tjerë.

Exit.al

Kush është Harry Sergent III?

Ky raport është përgatitur nga një grup ekspertësh (“Rilindja”) për të informuar autoritetet shqiptare në transaksionet e fundit të Transatlantic Albania për të shitur pronat e veta në Shqipëri.
Para se të mbahen negociata me Transatlantic Albania kush janë këto grupe dhe si mundet që këto lloj grupesh, që nuk kanë asnjë eksperiencë në fushën e prodhimit të naftës dhe të gazit, futen në kompleksitetin e prodhimit të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe për më tepër justifikojnë dhe garantojnë financimin e projektit në vlerën aktuale më të lartë të naftës në tregun botëror (Brent Prices).
Duhet të ngrihet pyetja, cila është strategjia e Transatlantic për burimet e energjisë në Shqipëri? Pse janë duke planifikuar të shesin asetet e tyre tek grupe private pa ndonjë eksperiencë në këtë fushë?
Duke konsultuar informacionin publik mbi këto kompani dhe individë të përfshirë në shitblerjet e aseteve shqiptare, mund të arrijmë në disa përfundime.
Shfrytëzojmë rastin që të prezantojmë informacione që mund të gjenden lirisht në internet rreth këtyre grupeve që janë afruar të blejnë këto asete.
1) Global Oil Management nën pronësinë e Harry Sargeant III:
Sapo kërkon në internet emrin e Herry të shfaqet informacioni se ai është një pasanik nga Florida që e bëri pasurinë e tij nga fitimet me tregtinë e naftës….
Duke parë më me vëmendje këtë informacion, të lind pyetja se si një pilot lufte i ushtrisë amerikane bëhet miliarder? Një miliarder, pasuria e të cilit është vënë në pikëpyetje edhe nga vetë familja e tij. Ndërkaq të shfaqen një sërë veprimesh të kryera prej tij. Furnizimi me naftë i ushtrisë amerikane në Irak duke përdorur disa kontakte në Jordani që kanë çuar në një sërë akuzash për mitmarrje dhe beteja ligjore me qeverinë amerikane dhe me partnerët e tij në Jordani. Veç këtyre, është edhe falimentimi i një rafinerie në Teksas të Amerikës përmes skemave korruptive që është bërë thjesht për përfitime personale dhe jo biznesi….
Global Oil Management i propozuar nga Transatlantic si partner që do të marrë kontrollin e 75% të aseteve që kjo kompani ka në fushën naftëmbajtëse të Delvinës është regjistruar në Florida të Amerikës dhe rezulton se nuk është aktive, si edhe nuk ka të publikuar asnjë informacion financiar si kompani private. Është thjesht një justifikim që Harry Sargeant e përdor për “mundësi projektesh”. Madje nuk ka as edhe një faqe interneti të vetën…!!
Sikurse e thamë më lart, Harry Sargeant III dhe familja e tij janë të përfshirë në rafineritë e naftës dhe i kanë bërë paratë e tyre duke furnizuar me naftë trupat amerikane në Irak.
Është e rëndësishme të dimë dhe të analizojmë çfarë është thënë më lart duke shqyrtuar informacionin publik rreth tij:
a) Hetuesit e Kongresit amerikan e quajnë atë “një përfitues lufte”, i cili mori më shumë se 200 milionë dollarë, ndërsa furnizonte me naftë trupat amerikane në Irak.
http://www.tampabay.com/neës/politics/elections/meet-harry-sargeant-florida-republican-money-man/1276970
b) I akuzuar se korruptoi zyrtarët e Jordanisë për të fituar kontratat e naftës.
http://www.nbcnews.com/id/42668435/ns/world_news-mideast_n_africa/t/us-oilman-accused-bribing-jordan-official-win-contract/
c) U detyrua t’i paguajë Pentagonit (Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA) 28 milionë dollarë për problemet me një kontratë furnizimi.
http://www.palmbeachpost.com/news/news/crime-law/appeals-courts-rules-gulf-stream-billionaire-shoul/nXr7K/
d) Ka falimentuar një rafineri asfalti në Teksas, përmes një loje që vendimi i gjykatës i mundësoi një çmim me të cilin pati mjaftueshmërisht para të thata për të paguar broxhet ndaj kreditorëve dhe investitorëve.

https://steelintejas.tumblr.com/post/79707277532/a-marine-corps-pilot-a-jordanian-entrepreneur-and


whttp://www.law360.com/articles/578012/bankrupt-refinery-owner-floats-100m-encap-deal
http://www.wsj.com/articles/SB10001424052702304744304579248483324834704
e) Po kështu ai është përfshirë në një mosmarrëveshje shumëmilionëshe mes një miliarderi nga Florida me mbështetje të fortë politike dhe kunatit të mbretit të Jordanisë rreth një borxhi të krijuar nga shitja e naftës gjatë kohës së luftës së Irakut.
http://www.palmbeachpost.com/news/news/crime-law/ex-jordanian-business-partner-sues-gulf-stream-bil/nTPZr/
Gjithçka e thënë më lart dhe të tjera informacione publike mbi Harry Sargeant III tregojnë se lloji i biznesit që ai bën është thjesht dhe vetëm për përfitime personale në kurriz të vendeve me të cilat ai punon … sigurisht kjo është diçka që i duhet kushtuar vëmendja e duhur.

Harry Sargeant III dhe disa afera korruptive

Kunati i Mbretit të Jordanisë – Më 2011, Sargeant dhe Abu Naba u paraqitën në gjykatën e West Palm Beach të Floridas si të pandehur lidhur me një mosmarrëveshje rreth fitimeve të luftës. Sargeant, një ish-pilot i trupave të Marinës ishte i pari qytetar amerikan privat që shkoi në Bagdad pas pushtimit amerikan. Menjëherë ai zgjodhi të bëhej furnizuesi i madh i naftës për makinën ushtarake të SHBA. Ai mundi ta realizojë këtë pasi “i prishi mendjen” kunatit të mbretit të Jordanisë, Mohammad Al-Saleh. Ky i fundit mori lejet e kërkuara për të shkarkuar ngarkesat me naftë të Sargeant në Portin e Aqaba-s dhe organizoi sipërmarrjen e transportit të naftës përmes Jordanisë për në Irak. Arsyeja përse përfunduan në gjykatë është sepse në një moment marrëdhëniet e tij me Al-Saleh dhe partnerët e tjerë u përkeqësuan dhe e përzunë nga biznesi. Ai u ankua, duke kërkuar kompensim të fitimeve të munguara për largimin, sipas tij, të padrejtë dhe të falsifikuar. Gjykata i dha 28.8 milionë dollarë, por çështja ka kaluar në Gjykatën e Apelit.

Vëllai – Vitin e shkuar, vëllai i tij Daniel Sargeant bëri padi në gjykatën e Palm Beach County ndaj vëllait të tij për keqmenaxhim të pasurive të biznesit familjar, duke shitur një kompani të përbashkët poshtë vlerës reale në kundërshtim me vullnetin e Danielit. Ai kërkon kompensim në vlerën e të paktën 7 milionë dollarëve për një të tretën e aksioneve që ka tek Boca Raton-based IOTC Asphalt LLC. Nga dhjetori 2011, kur Harry Sargeant filloi të kërkonte blerës për kompaninë, derisa e shiti dy muaj më vonë, Danieli ishte kundër pasi Harry kërkonte të shiste 40 për qind të aksioneve që kishin një vlerë prej 50 milionë dollarësh. Shitja kërkonte aprovimin e të gjitha palëve që kishin aksione, por Danieli kurrë nuk nënshkroi për shitjen e pjesës së tij.

Fushata elektorale e John McCain

Sargeant u bë i njohur publikisht kur gazeta “Washington Post” publikoi një artikull mbi mbledhjen e fondeve prej tij dhe ortakut Naba. Shuma të mëdha ishin siguruar nga burime tepër të dyshimta. McCain iu desh të kthente mbrapsht 50 mijë dollarë. Më 2009 Sargeant dha dorëheqje nga pozicioni i shefit të Financës së Partisë Republikane në Florida. Në këtë kohë ai ishte i zhytur në çështjen e kontratës me Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Kryqëzata e kongresmenit Henry Waxman

Waxman, ish-demokrati nga Kalifornia iu drejtua gjykatës më 2008. Ai e akuzoi Sargeant se ka përdorur lidhjet e tij me familjen mbretërore jordaneze për të marrë të drejta ekskluzive mbi rrugët e furnizimit të bazave amerikane në Irakun Perëndimor. Padia e Waxman nxiti Pentagonin të bënte auditin e kompanisë së Sargeant më 2009 dhe rezultatet e publikuar më 2011 gjetën se qeveria amerikane i kishte 200 milionë dollarë më tepër për kontrata që kapnin vlerën e 2.7 miliardë dollarëve. Auditi zbuloi se kontratat ishin fituar në kushte që kishin përjashtuar të gjithë konkurrentët e tjerë. Kontratat i kishin dhënë 123 milionë dollarë të tjera për Sargeant, i cili nuk i pranoi akuzat.

Konflikti i zgjatur me vëllezërit miliarderë Koch

Më 2004, Koch Materials Co. paditi Trigeant EP Ltd. dhe Trigeant Holdings Ltd. in në gjykatën federale të Kansasit. Në fillim të këtij viti, Koch dhe Trigeant hynë në një marrëveshje ku Trigeant do të ofronte shërbime dhe lehtësi terminale për naftën. Trigeant kishte marrë me qira ambiente të terminalit nga El Paso Merchant Energy-Petroleum Co. Marrëveshja premtonte se Trigeant nuk kishte çështje të hapura gjyqësore a mosmarrëveshje në ngarkim. Ende pa u tharë boja e nënshkrimit të marrëveshjes El Paso e përzuri Trigeant, duke e detyruar Koch të zbraste depozitat. Koch akuzoi për prishje të kontratës dhe mashtrim, pasi El Paso e kishte dhënë njoftim Trigeant për shkelje në mospagimin e qirasë që në shtator 2003, pesë muaj para se të nënshkruhej kontrata mes tyre.
2) Continental Oil & Gas PLC:
Informacioni më poshtë i thotë të gjitha.
Addresa: 2244 Kingfisher Ct Durango, Colorado 81301-3400, USA
Continental Oil & Gas LLC është një shitës i vogël i produkteve të naftës në Durango, Colorado. Është hapur më 2007 dhe ka të ardhura vjetore në vlerën e 140 mijë dollarëve, si edhe dy persona të punësuar. Nuk ka një faqe interneti!!
http://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=7&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwj52I695_7JAhWB1hQKHYYuACgQFghUMAY&url=http%3A%2F%2Flistings.findthecompany.com%2Fl%2F29248605%2FContinental-Oil-And-Gas-LLC-in-Durango-CO&usg=AFQjCNF6z-U5b-FrZ4yyiqpypGE8dmFfVA&bvm=bv.110151844,d.d24
Si mundet që një kompani me dy punëtorë dhe 140 mijë dollarë të ardhura në vit të marrë përsipër të zhvillojë zonën naftëmbajtëse të Ballsh-Cakran-Gorisht, të paguajë detyrimet e shumta ndaj qeverisë shqiptare dhe boxhet që i ka kreditorëve? Një grup privat që thjesht shet produkte nafte? Si mundet që një grup pa eksperiencë në prodhimin e naftës dhe të gazit, të marrë përsipër këtë projekt, sikurse Transatlantic është shprehur?
Si përfundim, ne përsërisim nevojën për një investigim serioz të këtyre dy kompanive para se të pranohet kalimi i pronësisë dhe drejtimi i këtyre pasurive të shqiptarëve dhe të gjejë përgjigje se pse Transatlantic, një kompani publike me rekorde më të mira nuk mundet të paguajë detyrimet, duke ditur se ka patur një zbritje të tyre në momentin që e bleu prej Stream. A mundet që këto dy grupe të garantojnë shlyerjen e detyrimeve apo të dyja do të ndjekin këtë rrugë sikurse bëri Transatlantic?
Pyetja që ngrihet, është pse Transatlantic me gjithë këto detyrime ndaj shtetit shqiptar lejohet të ushtrojë aktivitetin e saj në kundërshtim me Bankers Petroleum, e cila megjithëse ka investuar një shumë të madhe parash në Shqipëri dhe ka paguar detyrimet, përballet me një presion në rritje nga qeveria shqiptare në ushtrimin e aktivitetit të saj. Ia vlen të qëmtohet përse disa kompani shqiptare përfshi TPD, që është prezantuar nga Transatlantic si partneri shqiptar i Global Oil Management, përmes favorizimit të disa zyrtarëve të qeverisë, ka detyruar Bankers që të futet në marrëveshje për kryerjen e disa shërbimeve. Autoritetet shqiptare duhet të bëjnë shumë kujdes përpara se të vendosin dhe të miratojnë këtë marrëveshje për një çështje kritike dhe strategjike.

“Rilindja”
energjia.al

Artikulli paraprakForca e protestës mposht landfillin e plehrave në Fier
Artikulli tjetërKosovë, vlera e kursimeve të qytetarëve arrin në 3 miliardë euro