Ekipet e shpëtimit arrijnë në vendin ku u rrëzua avioni iranian

Ekipet e kërkimit në Iran kanë arritur në vendin ku, të dielën është rrëzuar aeroplani i kompanisë Aseman Airlines.
Autoritetet kanë thënë se të 65 njerëzit në bord kanë humbur jetën.
Televizioni shtetëror tha se ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendngjarje përpara agimit.
Kërkimet janë ndërprerë gjatë natës, për shkak të borës së dendur.
Aeroplani ATR-72 ka qenë duke udhëtuar nga Teherani në qytetin Jasuj kur është rrëzuar në malin Dena.
Aeroplani ka qenë në shërbim për 25 vjet.

Artikulli paraprakTrump: Rusia ka trazuar peizazhin politik në SHBA
Artikulli tjetërIrani refuzon kontrollin e jashtëm mbi programin e tij raketor