Edvini Hajduti dhe ndrikull Hajnia me qëndrimet e tyre po bëjnë çmos të fusin koronavirusun në Shqipëri!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar sërish ndaj neglizhencës së Qeevrisë për marrjane masave ndaj koronavirusit.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edvin Fatkeqësia dhe ndrikull Hajnia në vend që të ndjekin praktikën e qëndrimit të shpallur nga qeveria italiane për banorët e këtyre zonave dhe t’ju bëjnë thirrje atyre shqiptarë apo italianë qofshin ata, që të mos vijnë dhe të mos lejojë që ata të hynë në Shqipëri, deklarojnë pa asnjë pikë përgjegjësie se nuk do kufizojmë levizjet me Italinë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qendrimet e tyre po bejne çmos te fusin koronavirusun ne Shqiperi!

Miq, Italia ka ne nje zone te kufizuar te saj te perhapur infeksionin e koronavirusit. Qeveria Italiane shpalli dje masa rigoroze nder te cilat kufizimin edhe te detyruar te levizjes, daljes se qytetareve te vete nga zonat e infektuara per te shmangur perhapjen e koronavirusit ne zona tjera te Italise. Madje kryeministri Conte nuk u mjaftua me thirrjen drejtuar qytetareve te ketyre zonave por autorizoi policine dhe u shpreh se ne rast nevoje mund te perdori edhe ushtrine per zbatimin e ketij rregulli.

Kurse Edvin Fatkeqesia dhe ndrikull Hajnia ne vend qe te ndjekin praktiken e qendrimit te shpallur nga qeveria italiane per banoret e ketyre zonave dhe tju bejne thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, qe te mos vijne dhe te mos lejoje qe ata te hyne ne Shqiperi, deklarojne pa asnje pike pergjegjesie se nuk do kufizojme levizjet me Italine.
Sigurisht levizjet me Italine ne teresi nuk duhen nderprere por te mos kufizosh levizjet me zonen e infektuar te Italise siç beri dje qeveria italiane, do te thote se per qellime politike kriminale je i interesuar te sjellesh sa me pare koronavirusin ne Shqiperi.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qellim kriminal te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise, te cilet refuzojne me ndergjegje te kufizojne dhe mos lejojne hyrjen ne Shqiperi te banoreve nga zonat e infektuara. sb

Artikulli paraprakKroacia konfirmon rastin e parë me koronavirus
Artikulli tjetërVaksina e parë kundër koronavirusit në SHBA