Vaksina e parë kundër koronavirusit në SHBA

Situata vazhdon të mbetet shqëtësuese në Itali. Ndërsa nurmi i të prekurve vijon të rritet dhe shtrihet në vend, duke arritur në 283 persona, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani mbetet 7.

Raste të reja janë zbuluar edhe në Toskana e Siçili. Por epiqendrat e epidemisë mbeten kryesisht Lombardi, Veneto, Emilia Romagna, Piemonte dhe Lazio. Pozitiv ka rezultuar edhe një mjek që ndodhej me pushime në Tenerife.

Në Italinë e Veriut janë pezulluar eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën për një javë. Nga masat e aktivizuara nga autoritetet italiane janë përfshirë mbi 50 mijë njerëz dhe 11 bashki.

Në një deklaratë Kryeministri i Italisë Giuzzepe Conte u shpreh se shpërthimi i virusit në vend erdhi sepse një spital nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara duke sjellë epideminë.
“Nuk marrim asgjë lehtë, në të kundërt nuk do të merrnim masa ekstreme.

Nuk mund të parashikojmë se si do të vijojë përhapja e virusit: kishte një epiqendër e më pas u përhap dhe për shkak të menaxhimit të një spitali jo sipas protokollit për këto raste.”

Shpërthimi i mënjëhërshëm i koronavirusit të Itali ka bërë që të gjitha vendet e Bashkimit Europian të marrin masa e të ngrejnë grupe pune. Edhe në Shqipëri janë dyfishuar kotrollet në pikat hyrëse dhe dalëse.

Një vaksinë kundër Koronavirusit
Por ndërkohë e gjitha bota është ngritur në sistem alarmi, një lajm vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë shpejt mund të kemi një vaksinë kundër koronavirusit.
“Moderna” është e para kompani farmaceutike, e cila në bashkëpunim me Instituin Kombëtar Amerikan për alergji dhe sëmundje infektive me bazë në Boston kanë deklaruar se janë shumë afër vaksinës, e cila duhet të testohet te njerëzit deri në muajin prill 2020.

Juan Andres, shefi i operacioneve teknike dhe shefi i cilësisë në Moderna, tha se ishte një “përpjekje e jashtëzakonshme” duke iu përgjigjur urgjencës globale shëndetësore me një “shpejtësi rekord” prej 42 ditësh.

Testimi do të kryhet te rreth 20 ose 25 persona të shëndetëshëm, me rezultatet fillestare të disponueshme në korrik dhe gusht.

Moderna ka përdorur një molekulë të quajtur ‘messengerRNA’ që transferon informacionin gjenetik në qeliza, për të cilën kompania thotë se imiton një infeksion natyror për të stimuluar një reagim imunitar më të fuqishëm

Artikulli paraprakEdvini Hajduti dhe ndrikull Hajnia me qëndrimet e tyre po bëjnë çmos të fusin koronavirusun në Shqipëri!
Artikulli tjetërKoncesioni 106 milionë euro i laboratorëve: KLSH: Shtohen më tej paratë, rrezikohet…