Denoncohet skandali: Drejtori i Policisë prish provat e bandës Ruçi, implikuar në trafik droge, vrasje e përdhunime

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, drejtori i Policisë Fier, Andon Marku, po prish provat për përfshirjen e bandës Ruçi në trafikun e drogës.

Berisha shprehet ndër të tjera se, Marku është njeriu që prishi provat dhe manipuloi ngjarjen e përgjakshme të Levanit dhe Fierit, ku mbetën të plagosur 5 persona.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Akuzohet Andon Marku, prishesi i provave te bandes Ruçi si i implikuar ne trafik droge!

Te dashur miq, akuza te renda si trafikant droge bien mbi famozin Andon Marku, ushtarin mjeran te Fredi Alizotit, narkokomisarit qe prishi dhe manipuloi provat e pergjakjes se Levanit dhe spitalit te Fierit nga banda me e rrezikshme e Jugut, banda Ruçi me kapo kriminelin dhe supertrafikantin e damokosur Qerem Braçi, djemte e tij dhe djalin e Gramozit dhe qe numeron mbi 30 anetare.

Po ju rikujtoj ketu te dashur miq se mbi banden Ruçi te mbrojtur nga kupola e narkoshtetit rendojne akuza per
-terrorizime te zonave te Jugut.
-vrasje te njerezve te pafajshem
-vedhje e plaçkitje te shumta
-perdhunime,
-trafik droge dhe krime te tjera

Varianti zyrtar i Kupoles mafioze te narkoshtetit dhe mediave te mashtruara prej tij barazon kriminelin me viktimen, banden kriminale Ruçi me mbi 25 anetare me nje familje te Levanit, krahason supertrafikantin Qerem Braçin me viktimen e bandes qe mori dy plumba prej saj ne shtratin e spitalit, Aleksander Zhapa.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital per narkokomisarin dhe narkotrafikantin Andon Marku si dhe shikoni nje kronike televizive edhe per manipulimin qe i beri pergjakjes se Levanit dhe Spitalit te Fierit banda Ruçi qe njihet si banda me e rrezikshme e Jugut. sb

Ky Andon Marku, drejtori i policise se Fierit qe po manipulon ngjarjen e mbremshme te Fierit, njihet si prishes i provave siç eshte ajo e Babales, ngjarje per te cilen gjithe qytetaret e Vlores e dine se eshte e vertete, por shume vite me pare rreth viteve 2004, kur kryente detyren e shefit te antidroges ne Vlore, per te mbuluar gjurmet e tij ne trafikun e droges, arrestoi dhe çoi ne burg dy persona ndermjet tyre dhe nje te paafte menderisht, mbasi sipas tij i kishin vjedhur dhe i kishin shitur drogen qe ai vete kishte nisur ne Itali! Keto i di nga puna ime si avokat! 100% te sigurta!

 

Artikulli paraprakDenoncimi i fortë: Ardi Veliu merr nga kriminelët 30 mijë euro në muaj, shtëpi dhuratë 250 mijë euro
Artikulli tjetërE kam vështirë të flas për zotin Cakaj, i cili edhe është edhe nuk është Ministër…