E kam vështirë të flas për zotin Cakaj, i cili edhe është edhe nuk është Ministër…

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i është përgjigjur Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, pasi ky i fundit akuzoi opozitën për problemet e evidentuara në raportin e OSBE-ODIHR për 30 qershorin.

“E kam vështirë të flas për zotin Cakaj, i cili edhe është edhe nuk është Ministër i Jashtëm. Edhe është në detyrë, edhe nuk është në detyrë. Dreqi si merr vesh këta socrralistët, si quhen rilindasit, me kompetencat dhe detyrat që kanë, edhe janë Ministra, edhe nuk janë Ministra. Por edhe ndonjë farë vlere të madhe personale, apo ndonjë personalitet i madh i shquar me të cilin mund të debatohet dhe në distancë nuk është”, shprehet Gjata.

Gjata problemin kryesor e shikon të kryeministri Rama dhe jo ata që ai i quan figurantë të vendosur prej tij në qeveri.

“Problemi është te një person, një grup i ngushtë rreth këtij personi që është Edi Rama. Nuk qeveris por thjesht sundon, vjedh dhe blen zgjedhje dhe bashkëpunon me krimin e organizuar, jep mbështetje dhe merr përfitime nga krimi i organizuar, pastron paratë me oligarkët. Ky është problemi i madh, çfarë Gent Cakaj? Janë kot, figurina që i vendos Edi Rama që as vetë nuk e dinë që u gdhinë një ditë të bukur edhe Ministra, edhe jo Ministra”, shkruan Gjata.

Artikulli paraprakDenoncohet skandali: Drejtori i Policisë prish provat e bandës Ruçi, implikuar në trafik droge, vrasje e përdhunime
Artikulli tjetërDy kushtet e reja të Gjermanisë: Paligjshmëria e 30 Qershorit dhe hetimet për blerjen e votave