Çfarë do të ndodhë?

Disa ndërkombëtarë po kërkojnë të mbajnë me pahir në pushtet Ramën pasi ky i fundit i ka dhënë atyre garanci se;
1
do të punojë dhe pranojë faljen tek Greqia të rezervave të naftës dhe gazit në det dhe zvogëlimin e sipërfaqes territoriale të vendit.
Për këtë arsye, Hahn deklaroi se për këto vendime duhet “lidership i fortë”, që e përkthyer në realitetin shqiptar nga Rama nënkupton shtypjen e lirive politike dhe të drejtave të njeriut, përfshi instalimin dhe mbajtjen në pushtet të një junte krimi.
2
Rama po punon me Serbinë dhe Rusinë për ndarjen e Kosovës dhe ndonese disa zyrtarë në Bruksel nuk janë prononcuar, ata do ta vlerësonin nëse kjo do të arrihej permes të ashtuquajturit “lidership i fortë” ku nënshtrohet shumica për të mos reaguar dhe për ta bërë fakt të kryer këtë plan për të cilin ende ka pikëpyetje të forta në Kosovë.
Pra, Rama po kërkon dhe po lobon edhe përmes këlyshit të Soros, një pazar të ri tek disa ndërkombëtarë ku në këmbim të rolit të tij për një copëtim të ri të trojeve shqiptare, ti garantohet pushteti absolut në Shqipëri dhe instalimi i diktaturës së krimit.
Pjesë e këtij skenari është edhe kapja dhe nënshtrimi i Drejtësisë ku synohet fillimi i gjyqeve politike kundër opozitës dhe opozitarëve. Shqipëria është në prag të përsëritjes së skenarit bolshevik të 1945 ku pluralizmi politik do të jetë vetëm fasadë e diktaturës, ndërsa vota e lirë nuk do të mund të ekzistojë.
Rama po luan me zjarrin, pasi vendime të tilla antikombëtare për pazaret e pushtetit të tij personal në vend të paqes mund të sjellin një destabilizim të rajonit. E vetmja zgjidhje është zgjimi i shqiptarëve kundër këtyre planeve ogurzeza dhe bashkimi në një reagim masiv popullor dhe madje kombëtarë, perndryshe edhe Shqipëria edhe Kosova do të kenë një copëtim të ri të trojeve tyre, ndërsa në Ballkan do të hapet Kutia e Pandorës e konflikteve, që deri tani kanë mundur të evitohen.

Artikulli paraprakDeputetja e PD denoncon skandalin: Kryeministri mashtroi për ilaçet e pacientëve që janë në luftë për jetën
Artikulli tjetërNdërron jetë papritur ish-Ministri i Mbrojtjes