Ndërron jetë papritur ish-Ministri i Mbrojtjes

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Hajdaraga ka qenë për disa vite dhe deputet i PS-së.
Në muajin Mars të këtij viti Hajdaraga pësoi një ishemi në tru, dhe gjendja e tij u paraqit mjaft kritike. Pas kësaj ai u dërgua për kurim në Turqi, po mesa duket përpjekjet e mjekëve nuk ia kanë dalë për ta mbajtur në jetë.luan 1
Hajdaraga ka ndërruar jetë paraditen e sotme në ambientet e QSUT-së.
Hajdaraga, ka qenë në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1998-2000 gjatë qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qenë profesor i sociologjisë.
Luan Hajdaraga ka ndërruar jetë në spitalin Nënë Tereza gjatë ditës së sotme pas nje semundje te rendë.
Qeveria kishte miratuar një fond prej 1.9 milionë lekë për ish-ministrin Luan Hajdaraga për mbulimin e shpenzimeve mjekësore pasi pësoi një ishemi në tru.

PD mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës
Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet e saj, për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.
‘Hajdaraga ishte një kontribuues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste’, thuhet në mesazhin e PD.
Mesazhi i PD
Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës, protagonist i zhvillimeve të së majtës shqiptare gjatë 28 viteve të fundit.
Hajdaraga ishte një kontribuues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste.
Si nënkryetar i PS dhe më pas si Ministër i Mbrojtjes apo zëvendësministër i jashtëm, Profesori i njohur i psikologjisë dha kontribut në normalizimin e jetës politike në vend, në zbatimin e një diplomacie pa ndikime partiake dhe mori pjesë aktive në aksionin mbarëkombëtar për zgjidhjen e krizës së të shpërngulurve shqiptarë të Kosovës.
Me ndarjen e tij nga jeta, familja humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, Partia Socialiste njërin nga ithtarët e evropianizimit të saj, kurse Partia Demokratike një kundërshtar të denjë politik.

Artikulli paraprakÇfarë do të ndodhë?
Artikulli tjetërKryeskllavopronari e njeh mirë devizën, por çështja mbetet, a do pranojmë të trajtohemi si skllevër?