Berisha publikon videon: I sëmuri nxirret me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, duke bërë një denoncim të fortë. Sipas tij, një pacient u nxor me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

E dhimbshme!

I sëmuri nxirret me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Shikoni dhe shpërndani sipas dëshirës këtë video.

Përshëndetje dr. SKANDAL!

Qytetari denoncon se po i nxjerrin të afërmin e tij pa u shëruar plotësisht për t’i liruar vendin atyre që po presin në ambulanca! Pamjet flasin vetë!

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Rekord viktimash nga Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i tamponëve
Artikulli tjetër“Barcaleta me masat anti-Covid”, Këlliçi publikon shkresën e Zv/ministres Rakacolli drejtuar Ruçit