Asist perfekt i Valdet Ramës

Valdet Rama ka ndihmuar skuadrën e Vurzburger Kikers të marrë një rezultat shumë të rëndësishëm në Bundesligën 2, ku klubi i ngjitur në këtë vit e sheh veten mes ekipeve pretendente për të siguruar një biletë për elitën e futbollit gjerman.
Skuadra e mesfushorit ofensiv shqiptar ka fituar me rezultatin minimal 1-0 në fushën e Arminia Bielefeld dhe Rama ishte protagonist në aksionin e golit të vetëm. Pas një kundërsulmi të shpejtë, ai dha një pasim perfekt për sulmuesin Dagfus, i cili realizoi në portën e vendasve për të ngjitur klubin e tij në vendin e tretë të klasifikimit të Bundesligës 2.

Artikulli paraprakMane: Klop më kërkonte që tek Borusia Dortmund
Artikulli tjetërDe Biasi do ta sfidojë Italinë në Bolonja