9 muaj pas tërmetit/ Denoncimi i qytetares në Durrës: Shkova te kryetarja e Bashkisë, “nuk kam çfarë të bëj”, më tha

Në Durrës pallatet dhe shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti qëndrojnë ende si gërmadha. Edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga 26 nëntorit i vitit të kaluar, banorët janë pa zgjidhje.

Kryetari i degës së PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ishte në banesën e rrënuar të Vera Përgega e cilia thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti.

Vera Përgega tregon se megjithëse ka trokitur në çdo derë shteti, askush nuk do t’ja dijë për hallin e saj dhe të shumë banorëve të tjerë që i ka zënë i njëjti hall.

Reagimi i qytetares Vera Përgega

Mua më doli DS3 shtëpia. DS3 i thonë 5 milionë. I mora ato 5 milionë, mu dukën vonë me u marrë se jam në hall. Hyjmë, filluam riparimet, bëmë gropën këtu, duke riparuar instalimet, hatri i zotit ra soleta. Deshi Zoti, faleminderit Zoti shpëtuan robt pa vdekur. Ika te policia, thanë kështu puna. Thanë ne s’kemi punë me këtë punë. Nuk është për ne kjo punë. I them operativit të zonës, thotë shko te kryetarja e Komunës. Ika te kryetarja e Komunës, nuk kam çfarë të bëj thotë. Mos më hajde fare, unë nuk kam çfarë të bëj.

I kanë marrë lekët ata që nuk kanë fare problem në botë. Shumë mirë ore që i kanë marrë po të paktën të më japing mua lekun tim. Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëft Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi. Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet. Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon.

DENONCIMI I QYTETARES VERA PËRGEGA NË PORTO ROMANO, DURRËS “Ika te kryetarja e Bashkisë, nuk kam çfarë të bëj thotë”, 9 muaj pas tërmetit, banorët e Durrësit akoma nuk po gjejnë zgjidhje për banesat e dëmtuara.Në Durrës, pallatet dhe shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti qëndrojnë ende si gërmadha.Edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga 26 nëntorit i vitit të kaluar, banorët janë pa zgjidhje.Kryetari i degës së PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ishte në banesën e rrënuar të Vera Përgega e cilia thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti.Vera Përgega tregon se megjithëse ka trokitur në çdo derë shteti, askush nuk do t'ja dijë për hallin e saj dhe të shumë banorëve të tjerë që i ka zënë i njëjti hall. “Mua më doli DS3 shtëpia. DS3 i thonë 5 milionë. I mora ato 5 milionë, mu dukën vonë me u marrë se jam në hall. Hyjmë, filluam riparimet, bëmë gropën këtu, duke riparuar instalimet, hatri i zotit ra soleta. Deshi Zoti, faleminderit Zoti shpëtuan robt pa vdekur. Ika te policia, thanë kështu puna. Thanë ne s’kemi punë me këtë punë. Nuk është për ne kjo punë. I them operativit të zonës, thotë shko te kryetarja e Komunës. Ika te kryetarja e Komunës, nuk kam çfarë të bëj thotë. Mos më hajde fare, unë nuk kam çfarë të bëj. I kanë marrë lekët ata që nuk kanë fare problem në botë. Shumë mirë ore që i kanë marrë po të paktën të më japing mua lekun tim. Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëft Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi. Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet. Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon”.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 31. August 2020

Artikulli paraprakReagimi i fortë i mjekut: Nuk kanë të sosur gafat e komitetit të ekspertëve anti-COVID!
Artikulli tjetërPasiguria për jetën dhe pronën, rritja e kriminalitetit, rrënimi ekonomik i biznesit, kjo është panorama e Elbasanit sot