Pasiguria për jetën dhe pronën, rritja e kriminalitetit, rrënimi ekonomik i biznesit, kjo është panorama e Elbasanit sot

Nga Dr. Sonila DAIU

🔺️Kronika e mëposhtme flet qartazi me zë e figurë mbi gjendjen dhe lëngimin e vërtetë qyteti ynë Elbasani po kalon sot.
⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️

🔺️Gjatë kësaj periudhe, në qytetin e Elbasanit politikat dhe strategjitë zhvilluese që duhet të ofrojë pushteti vendor dhe qendror në dobi të përmirësimit të rritjes dhe zhvillimit të standartit të jetës së qytetarëve janë zëvendësuar nga zhvatja me çdo kusht e çdo çmim i të gjitha burimeve financiare përmes korrupsionit, pastrimit të parave dhe gjobvënies së ligjëruar.

🔺️Pasiguria për jetën dhe pronën, rritja e kriminalitetit dhe drogës, rrënimi ekonomik i biznesit elbasanas përmes terrorit fiskal dhe konkurrencës së pandershme, shëndetësia e gjymtuar përmes hallkave që nuk ofrojnë shërbimet në ciliësinë dhe në kohën e duhur,mungesa investimeve të cilat mund të gjeneronin vendeve të reja të pune, heqja e ndihmës sociale për shumë familje në nevojë, janë akte të cilat po gërryejnë dhe shkatërrojnë nga themelet çdo hallkë të realitetit social në Elbasan.

🔺️Ky realitet është totalisht i ndryshëm nga ai që paraqitet. Fatkeqësisht realiteti sot ofron ngjarje dhe fakte për të cilat çdo qytetar elbasans është dëshmitar. Konfiktet e vazhdueshme, vjedhjet apo dhunimet në mes të ditës, papunësia në rritje veçanërisht tek të rinjtë, rritja e numrit të përdoruesve të drogës, rritja e numrit të divorceve, flasin qartë për krizën, presionin, zhgënjimin dhe depresionin ku jeton sot qytetari elbasanas.

🔺️Kjo panoramë bëhet akoma më e errët po të shtojmë largimin dhe emigrim in në masë të të rinjve. Mjaton ti referohemi këtu shifrave zyrtare për studentë të regjistruar në programet Bachelor në Universitetin Aleksandër Xhuvani për vitin akademik 2019-2020, numër ky i cili eshtë përgjysmuar në krahasim me 3 vite më parë.

🔺️Elbasani sot është shdërruar në një qytet që po shkon me shpejtësi drejt plakjes. Sot Elbasani nga një qytet të kulturës, edukimit, traditës, në një qytet të pajetueshëm, të pasigurtë dhe më i varfëri në rajon.

Por zgjidhja nuk është të ikim ne qytetarët e Elbasanit, zgjidhja nuk është të ikin të rinjtë, zgjidhja nuk ëshë të ikin profesionistët, mjekët, inxhinierët, mësuesit. Zgjidhja është një dhe vetëm një : të iki Edi Rama me bandën e tij!

Zgjidhja është që me zgjedhje dhe votë të e lirë, të kthejmë shpresën!

Zgjidhja është që me zgjedhje dhe votë të e lirë, t’ju kthejmë Elbasanin elbasanasve !

Zgjidhja është që me zgjedhje dhe votë të e lirë, t’ju kthejmë Shqipërinë shqiptarëve!

Artikulli paraprak9 muaj pas tërmetit/ Denoncimi i qytetares në Durrës: Shkova te kryetarja e Bashkisë, “nuk kam çfarë të bëj”, më tha
Artikulli tjetërLarg thonjtë e pisët të Edi Ramës nga marrëveshja për detin