Ukraina zbulon dëmet e forcave ruse: Janë vrarë rreth 5300 ushtarë! Ja sa tanke dhe helikopterë janë shkatërruar

Ministria e Mbrojtjes në Kiev pretendon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas deklarojnë se janë vrarë rreth 5,300 trupa ruse dhe pretendojnë se kanë shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 automjete të blinduara.

ukrain

BBC raporton se nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, megjithëse Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se Rusia ka marrë pasoja të rënda në fazat fillestare të konfliktit.

Kremlini pranoi për herë të parë në ditën e katërt të sulmit se nga lufta ka pasur humbje, por pa dhënë shifra të sakta.

Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së thanë se kishin konfirmuar vdekjen e të paktën 94 civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve.

Ai tha se pushtimi kishte shkaktuar “pasoja të rënda humanitare” dhe se numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë.

Artikulli paraprakMbërrin delegacioni ukrainas, zbulohet kërkesa para nisjes së negociatave me Rusinë
Artikulli tjetër“I kemi treguar botës kush jemi ne”- Presidenti i Ukrainës përsërit thirrjen për anëtarësim në BE: E meritojmë!