Turqia, 1 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi shëndetësor në 12 muajt e fundit

Turqia ka fituar rreth 1 miliard dollarë të ardhura nga turizmi shëndetësor në 12 muajt e fundit pavarësisht nga kufizimet e udhëtimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, tha një ekspert i shëndetësisë.

Vitin e kaluar, më shumë se 662 mijë pacientë të huaj vizituan Turqinë, sipas kreut të Agjencisë së Turizmit Shendetësor, Yusuf Temrel.

“Shifra e pacientëve ishte 143,266 në tremujorin e parë të vitit 2020. Të ardhurat e gjeneruara për këtë periudhë ishin 187.9 miliardë dollarë,” tha ai.

“Tre vendet e para që dërgojnë më shumëpacientë në Turqi ishin Iraku, Azerbajxhani dhe Turkmenistani,” shtoi ai.

Të ardhurat e turizmit shëndetësor të Turqisë tejkaluan një miliard dollarë në vitin 2019, nga të cilat rreth 60 për qind erdhën nga operacionet plastike.

Ministria Turke e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e turistëve shëndetësorë në 1.5 milionë deri në vitin 2023, me të ardhura prej 10 miliardë dollarësh.

Duke vënë në dukje se gjatë pandemisë së Covid-19, infrastrukturat shëndetësore të vendeve të tjera kanë qenë nën presion, Temrel tha se Turqia ishte një “yll i ndritshëm për sa i përket turizmit shëndetësor”.

“Vendi ynë është një nga vendet që i mbijetoi këtij procesi me dëmtimin më të vogël, me spitalet e tij të pajisura mirë, mjekët dhe personelin shëndetësor me përvojë”, tha ai.

Artikulli paraprakWhatsApp po “than” tregun e telefonatave ndërkombëtare
Artikulli tjetërBylykbashi: Kërkesa e Opozitës së Bashkuar për OSBE/ODIHR është përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre