Tre të lënduar nga zjarri në ndërtesën Trump Tower

Tre vetë janë lënduar nga zjarri i djeshëm që ka përfshirë objektin, Trump Tower, që është rezidenca private e presidentit amerikan, Donald Trump dhe e familjes së tij, në Nju Jork.
Në fotografitë nga ajri shiheshin zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur dilte nga një skaj i objektit.
Departamenti i zjarrfikjes i Nju Jorkut ka njoftuar se dy civilë dhe një zjarrfikës ishin trajtuar nga lëndimet që nuk ishin të rrezikshme për jetën.
Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”, që me të shpejtë ishte vënë nën kontroll.
Ndërtesa 68 katëshe në Avenynë e Pestë në Menhetën, afër Parkut Qendror, përbëhet nga banesa luksoze dhe zyrë biznesore.
Në atë kohë, Presidenti Trump ishte në Uashington.

Artikulli paraprakStoli i Milanit, Gasperini është në listë
Artikulli tjetërKoreja e Jugut dhe Veriut, bisedime për bashkëpunimin olimpik