Transporti Publik paralajmëron Qeverinë: Nuk nisim aktivitetin të hënën pa na u plotësuar 4 kushtet

Përfaqësues të Transportit Publik kanë paralajmëruar Qeverinë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë nuk do të nisin punën.

Përfaqësues të Transportit Publik zhvilluan një protestë sot në kryeqytet, për të kërkuar edhe njëherë plotësimin e 4 kërkesave që i kanë kumtuar më herët.

Ata mohuan nisjen e punës ditën e Hënë të javës së ardhshme, siç njoftuan autoritetet shëndetësore, pa plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e Transportit Publik

Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë;

Heqja e akcisës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë;

Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit;

Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Artikulli paraprakE paprecedent! Rama nxjerr emrat e dy regjisorëve të prekur me Covid-19
Artikulli tjetërEurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës ka çmimet më të larta në rajon dhe Europë