E paprecedent! Rama nxjerr emrat e dy regjisorëve të prekur me Covid-19

Në një rast të paprecedent më parë, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë emrat e dy regjisorëve Robert Budina dhe Edmond Budina, të infektuar më COVID-19.

Rama shkruan se i vjen keq që dy vëllezërit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërkohë që asnjëherë me parë nuk ka komentuar për asnjë personazh publik të infektuar me këtë virus.

Shumë figura publike janë infektuar me COVID-19, por kryeministri siç duket ka ‘ndjerë’ më tepër keqardhje për vëllezërit Budina.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkruan Rama.

Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Nuk dihet ende se cila është gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që ata kanë rezultuar pozitiv gjatë testimit që iu është bërë në 24 orët e fundit.

Artikulli paraprakOKB akuza të forta Qeverisë Rama: Ka dërguar armë drejt Kongos në shkelje të rezolutës së vitit 2004
Artikulli tjetërTransporti Publik paralajmëron Qeverinë: Nuk nisim aktivitetin të hënën pa na u plotësuar 4 kushtet