Skandali/ Ministrja e Ramës, 14 miliardë lekë kompanisë që ka shpallur falimentin!

Po bëhet nami me miliardat e lekëve që kanë “dalë sheshit”.
Thasët e trafiqeve po vijnë me trajler nga deti, taksat e shqiptarëve po dalin nga zyrat e shtetit, nëpërmjet tenderëve që vetëm bëhen formalisht, likujdohen dhe nuk verifikohen për ligjshmërinë dhe investimet e tyre, duke u ngujuar në arkiva.
Ekzemplar i abuzimit me tenderët jo thjeshtë si “thelë 20%”, është ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila po luan “poker” me miliardat e taksave publike.
Në datën 25 qershor 2018, ajo ka shpallur njoftimin për “faljen” e 14 miliardë lekë tender, në favor të kompanisë “Pegasus”, të cilësuar “kalë i ngordhur” (i falimentuar) në biznesin e mjekësisë, të cilës nga parardhësi Ilir Beqja i është falur koncesioni 100 milionë USD, megjithëse kishte vetëm 100 mijë lekë kapital.
Ministrja Manastirliu po i shton miliardat për këtë firmë, duke i dhënë edhe tenderin me vlerë 1.1 milionë euro, me objekt mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, kur ligjërisht i ndalohet për dy arësye:
– Nuk jepet tender i dytë, pa realizuar 70% të punës në tenderin e mëparshëm, ndërkohë që kjo kompni sapo ka nisur koncesionin e labaoratorëve e po kështu, ka 43 tender të tjerë, të dhënë prej kësaj ministreje në 10 muajt e fundit.
– Kompania që po i jepen edhe 1.1 miliardë euro, sipas bilancit në QKB rezulton e falimentuar dhe ende e bllokuar prej 20 muajsh në Shqipëri, për shkak se qarkullimin vjetor e ka 137 mijë euro, ndërsa humbjen e ka 160 mijë euro.
Këtë firmë me vetëm 1 punonjës (pronarin Janis Karathano) e cila ka dhe koncesionin e laboratorëve mjekësorë, po e mbështet një “dorë e fortë” në koncesionet e mjekësisë shqiptare, që siç duket e ka sjellë enkas për të tilla pazare nga shteti Lesotho i Afrikës (në kufi me Botsvanën), ku nuk pranohet në tendera, por që vazhdon pazaret me fondet publike, të shëndetësisë.

Artikulli paraprakNëse Basha nuk denonconte, 3.4 milionë eurot e drogës në Toyotë nuk do bllokoheshin
Artikulli tjetërGreqia zbardh tradhëtinë e Ramës me faljen e detit: Do të dyfishojmë sipërfaqen!