Ligji për shëndetin riprodhues/ Komunitetet e krishtera janë kundër. Do paraqesin kundërshtimet në Kuvend

5 përfaqësitë e komuniteteve fetare në vendin tonë kundërshtojnë disa pika në projektligjin mbi shëndetin riprodhues dhe pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët pas festës së Pashkëve Ortordokse që kremtohen të dielën.

Top Channel kontaktoi me përfaqësues të dy komuniteteve të krishtera.

Një ditë më parë është mbledhur këshilli ndërfetar të Shqipërisë me përfaqësues jo vetëm nga komunitete fetare por edhe mjekë, psikologë e sociologë të cilët kundërshtojnë disa pika të projektligjit si është aborti, surrogacia dhe sterilizimi.

Një grup pune po punon për të dalë më një rezlavion me argumenta shkencore dhe teologjike i cili do t’i paraqitet komisionit të ligjeve./ Top Channel

Artikulli paraprakRaporti i FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në 2023
Artikulli tjetërDosja K/ ‘Një dashuri në qeli, duke pritur ekzekutimin’, rrëfimi i pazakontë i të burgosurit