Greqia zbardh tradhëtinë e Ramës me faljen e detit: Do të dyfishojmë sipërfaqen!

“Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se me marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, Greqia do të zgjerojë hapësirën e saj detare. Greqia do të marrë 100 për qind influencën e saj në ishujt veriorë të Korfuzit”. Informacioni bëhet i ditur nga Gazeta Panorama.
Këto deklarata vijnë pas takimit të mbajtur në Ishullin Rodos më 21 qershor ndërmjet Ministrit Bushati dhe Ministrit Kotzias, pas të cilit nuk pati asnjë deklaratë për shtyp. Por kjo nuk është diçka e re. Marrëveshja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë është mbajtur e fshehtë dhe të dhënat apo informacionet lidhur me të janë bërë publike vetëm nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm grek Kotzias.
Kështu në janar 2018, lajmi për faljen e detit u bë publik nga Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias gjatë një interviste për televizionin shtetëror grek ERT.
Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje detare nga bregu, maksimumi që lejohet nga Konventa e OKB-së për Ligjin e Detit.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet deri në muajin prill, kur dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras do të vizitojë Shqipërinë
Më pas në shkurt të 2018, lajmi për firmosjen e marrëveshjes u bë publik sërish nga Ministri Kotzias. Në një intervistë për televizionin grek Alfa, ai tha se:
Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Dhe besoj se kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”.

Artikulli paraprakSkandali/ Ministrja e Ramës, 14 miliardë lekë kompanisë që ka shpallur falimentin!
Artikulli tjetër50 pyetje për Paolo Maldini