Nëse Basha nuk denonconte, 3.4 milionë eurot e drogës në Toyotë nuk do bllokoheshin

Katër muaj pasi në Portin e Durrësit të 613 kg kokainë, premtimi publik i Policisë dhe Prokurorisë se do të zbulonin “shumë shpejt” autorët e trafikut tashmë janë harruar. Edhe diplomati që kërkon “peshqit e mëdhenj” dhe gjeti Arbën Çekaj, një biznesmen thuajse i panjohur, tashmë po lufton që të emërohet në Kirgistanin e largët.
Opozita denoncoi në atë kohë se trafiku i sasisë gjigande të kokainës nuk mund të bëhej pa lidhjet e duhura shtetërore. Por, deri më tani, Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku nuk ka avancuar më shumë se sa tek shoferët e kamionit ku gjendej droga.
Pak javë më parë, opozita sërish denoncoi, me fakte, përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në trafikun e narkotikëve. Deputetë të Partisë Demokratike denoncuar faktin se Agron Xhafaj kishte përfituar nga mbrojtja politike e të vëllait për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit në Itali.
Por, nga ana e Prokurorisë, nuk nisi asnjë hetim për vijimin e mundshëm të aktivitetit kriminal të Agron (Geron) Xhafaj. Përkundrazi, Arta Marku, Kryeprokurorja e Përkohshëm e zgjedhur vetëm me 69 vota të Partisë Socialiste, urdhëroi nisjen e hetimeve për deputetët që denoncuar publikisht skandalin.
Dhe së fundmi, burime nga Prokuroria referojnë për median, kryesisht atë që mbështet qeverinë, se ka nisur hetim ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, për dekonspirim të “operacionit policor”, ku u zbuluan 3.4 milionë euro në dy Toyota Yaris në portin e Durrësit.
Ky hetim, nëse e konsiderojmë të mirëqenë, ka nisur në bazë të një kallëzim të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit akuzohet publikisht nga Lulëzim Basha si garanti politik për dërgimin e këtyre parave në Shqipëri, për llogari të një grupi kriminal nga Elbasani.

Po ku qëndron “dekonspirimi” dhe përse edhe Policia, pavarësisht se ka synuar të vijojë lojën politike të qeverisë, në fakt ka bërë “autogol”? Policia e Shtetit, rreth 30 orë pas zbulimit të 3.4 mln euro në Toyota Yaris, dha një deklaratë publike, në të cilën shkruan teksualisht:
“Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.
Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.
Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.”
Zyrtarisht, Policia deklaron se është vënë në dijeni rreth 5 orë pas deklarimit të Bashës në Parlament. Ky është momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, sipas deklarimit të saj, pavarësisht se deklaron që fillimisht është njoftuar një ditë më parë nga një burim i saj i brendshëm. Ky “burim i brendshëm” është e pamundur të konfirmohet dhe, për më tepër, nuk mund të konsiderohet zyrtar, i besueshëm dhe që mund të vëjë në lëvizje policinë.
Momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, gjithnjë sipas deklaratës së saj, është pasditja e datës 21 qershor, pra pasi Basha e denoncoi rastin në Parlament. Atëherë, më shumë se sa “dekonspirim”, Basha, me informacionin e tij, ka nxitur agjencitë ligjzbatuese që të vepronin dhe të mbanin në vëzhgim këtë rast trafiku miliona euro.
E megjithatë, Arta Marku dhe instititucioni i saj, kanë vendosur të nisin hetimin për “dekonspirim”.
/Boldnews.al/

Artikulli paraprakAktori paralajmëroi si po i blinte Rama dhe Veliaj artistët
Artikulli tjetërSkandali/ Ministrja e Ramës, 14 miliardë lekë kompanisë që ka shpallur falimentin!