Shtyhet gjykimi për tradhti i Janukoviç

Një gjykatë ukrainase e ka shtyrë gjykimin e Viktor Yanukovychit për tradhti, pasi avokati i ri i ish-presidentit ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.
Gjykimi do të mbahet më 3 gusht, ndonëse Viktor Yanukovych nuk do të jetë pjesë e gjykimit.
Gjyqtari i gjykatës së Kievit, Vladyslav Devyatko, i ka dhënë kohë shtesë avokatit mbrojtës të caktuar nga shteti, Vitaliy Meshechek, për t’u përgatitur rreth rastit.
Yanukovych ka thënë se nuk do të jetë pjesë e gjykimit, pasi sipas tij gjykimi është i motivuar politikisht.
Dy gjykatësit e mëparshëm kanë hequr dorë nga rasti, pasi Yanukovych i kishte lajmëruar se nuk i duheshin më.
Gjykata më pas vendosi që ai të përfaqësohej nga një gjykatës i caktuar nga shteti.
Yanukovych është larguar nga Ukraina në shkurt të 2014-ës dhe u nis në Rusi në mesin e shumë protestave pas vendimit të tij për rregullimin e marrëdhënieve tregtare me Moskën.
Prokurorët po kërkojnë dënim me burgim të përjeshtëm për Yanukovychin, i cili akuzohet për tradhti, duke cenuar sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës.
Pasi ai u largua, Rusia aneksoi Krimenë nxiti konflikte në lindje të Ukrainës.
Nga përleshjet në mes të forcave të Kievit dhe separatistëve pro rusë në lindje të Ukrainës janë vrarë më shumë se 10,000 persona.

Artikulli paraprakKonflikti mes Kroacisë dhe Sllovenisë për kufirin
Artikulli tjetërTakimi problematik me avokaten ruse