Sfidat e qeverisë kineze

Qeveria kineze shpenzon çdo vit miliona dollarë për të përhapur pikëpamjet e saj jashtë vendit.
Këto financime janë përballur disa herë me dështime, që nga përjashtimet nga universitetet të instituteve “Konfuci” e deri te përplasjet me studentët lidhur me organizimin e fjalime të Dalai Lamës.
Gjatë muajve të fundit, përpjekjet e Pekinit në Shtetet e Bashkuara janë bërë objekt hetimesh gjithnjë e më të shpeshta, kryesisht investimet në Hollivud, që kanë shtuar shqetësime se Partia Komuniste e grushtit të hekurt, po përpiqet të përhapë stilin e vet të censurës dhe kontrollit.
Por një drojë e tillë, argumentojnë analistët, është e ekzagjeruar.

Pikëpamja kineze
Ndërsa ekonomia kineze mund të zgjerohet dhe të rritet ndikimi i saj global, Pekini po përpiqet të korrigjojë ato që i cilëson si portretizime të pasakta të saj. Presidenti kinez Xi Jinping shpesh flet rreth asaj që e cilëson si përpjekje për të paraqitur saktë pikëpamjen kineze.
Pekini synon ta portretizojë Kinën si “një qytetërim të lashtë dhe të pasur”, thotë Clayton Dube, drejtor i Institutit amerikano-kinez në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.
Shumë prej këtyre përpjekjeve bëhen hapur përmes transmetimeve të medias shtetërore jashtë vendit si Televizioni Qendror kinez, i cili kohët e fundit ka ndërruar emrin në Rrjeti Televiziv Global i Kinës ose CGTN. Po ashtu edhe përmes reklamave në formë editoriali në gazetat amerikane.
Në raste të tjera, përpjekje të tilla bëhen në rrugë të fshehta.

Artikulli paraprakLahm pas futbollit, biznesmen
Artikulli tjetërSiri, dhjetëra të vrarë nga një sulm i dyshuar kimik