Rikthimi i kufijve në Europë

Thuajse 30 vite nga rënia e murit simbol të Luftës së Ftohtë, mbi Europë “zbresin” perde të tjera, prej kristali më shumë sesa të hekurta, për të përdorur një përkufizim të Economist. Barriera që ngadalësojnë realizimin e plotë e projektit europian të unitetit dhe të kohezionit. Parimi përfshirës që ka frymëzuar rrugëtimin e integrimit European e ka humbur forcën shtytëse dhe tërheqëse, edhe pse hyrja në institucionet e Bashkimit nuk krijon imunitet nga kriza dhe përçarje të reja. Përkundrazi, edhe duke qenë pjesë e Bashkimit Europian, kufijtë mund të ngurtësohen apo të rilindin.
Ekzistojnë të paktën tri kokëçarje me të cilat duhet të përballet Brukseli në brendësi të zonës së tij komunitare, me përqindje të lartë integrimi dhe mbikombëtariteti falë qarkullimit të lirë të mallrave, kapitaleve, njerëzve dhe shërbimeve. Një krizë që do ta zgjasë me vite, një krizë që demokracia referendare e ka krijuar dhe një krizë që as e drejta ndërkombëtare nuk arrin ta zgjidhë (provë e prekshme e faktit që aderimi në Bashkimin Europian nuk është shkopi magjik për të gjitha të këqijat).
Nga komplikacionet kufitare që Brexit ka sjellë me vete, duke kaluar nëpër linjën e demarkacionit që përshkon Qipron, deri në konfliktin detar midis Sllovenisë e Kroacisë, panorama paraqet skenarë të vjetër e të rinj ende të pazgjidhur. Pa marrë në konsideratë atë që ndodh në kontinentin europian jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Ndërsa debati lidhur me emigrantët ndahet midis mikpritjes dhe refuzimit, midis zgjidhjeve të përkohshme dhe (pak) vizioneve afatgjata, histori muresh e kufijshëm kthehen që të rëndojnë mbi të ardhmen komunitare si një paralajmërim (tjetër) frakturash të thella. Një tenxhere me presion që mund të shpërthejë, nëqoftëse nuk mbahet mirë nën kontroll.

Nyja irlandeze
Një kufi prej afërsisht 500 kilometrash, që përpara vitit 1998 përbëhej nga barriera, kulla kontrolli, garnizonesh ushtarake, kontrolle në hyrje dhe në dalje, rrezikon që të kthehet në jetë pothuajse 20 vite nga rrëzimi. Qe pikërisht në prillin e 1998 që Good Friday Agreement rregulloi në mënyrë të dakordësuar raportet midis Londrës dhe Irlandës së Veriut, marrëveshje më pas e ratifikuar me një modifikim të njëkohshëm kushtetues nga Parlamenti i Republikës së Irlandës: kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës qysh atëhere ka ndryshuar rrënjësisht.
Çështja futet në kontekstin e traktativave lidhur me divorcin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Negociatat mezi arrijnë që të bëjnë rrugë, pasi asnjëra nga palët e përfshira nuk e pranon një zgjidhje kompromisi. Gjëja e vetme e sigurtë është se këtë vijë ndarëse, tashmë e bërë thuajse e padukshme falë bashkimit doganor dhe dhe tregut të përbashkët, nuk e do asnjeri nga irlandezët. Theresa May, kryeministrja britanike, përqëndrohet mbi çështjen politike Londër – Bruksel dhe anashkalon dimensionin lokal Londër – Belfast. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të BBC-së, më pak se gjysma e veriirlandezëve ndjehet britanike dhe shumica preferon të quhet irlandez apo europian. Midis tyre, më shumë se një e katërta thekson se vendimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian e ka bërë më të mundshme një votë të tyre në favor të një Irlande të bashkuar.
Nga ana tjetër, përvoja e drejtpërdrejtë ka qenë shumë instruktuese: pas dekada trazirash (të shpërthyera më 1968 në Ulster të Irlandës së Veriut midis pakicës katolike unioniste dhe shumicës protestante nacionaliste, e dëshiruar që të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar), nga viti 1998 është sikur ky kufi të mos ekzistonte edhe për shkak të shtëpisë së përbashkët europiane.
Referendumi që ka çuar tek Brexit i ka ndryshuar letrat në tryezë. Marsin e kaluar është arritur në një marrëveshje të pjesshme, që parasheh qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian deri më 29 mars 2019 dhe një periudhë tranzicionit deri më 31 dhjetor 2020, pas së cilës do të ndodhë dalja efektive dhe e plotë. Në tekstin ligjor të dakordësimit midis Londrës dhe Brukselit për diskutimin kufitar flitet për “backstop plan”, një plan sigurie 1 vjeçar për menaxhimin e kufirit. Plani parasheh që Irlanda e Veriut do t’u nënshtrohet rregullave të Bashkimit Europian, por për shkak të integritetit kushtetuës të Mbretërisë së Bashkuar kjo do të vlejë edhe për të gjithë territorin. Në thelb, Irlanda e Veriut do të vazhdojë të jetë pjesë e tregut të përbashkët dhe e bashkimit doganor (sipas një zgjidhjeje tranzitore teorikisht e kufizuar në vetëm një vit, por me aplikim të zgjatshëm) nëqoftëse nuk do të gjenden zgjidhje të reja, me mundësinë që e përkohshmja të transformohet në të përhershme, siç ka ndodhur për marrëveshjen akoma në fuqi midis Norvegjisë dhe Bashkimit Europian të nënshkruar në 1994.
Nëqoftëse do të mbizotërojë propozimi “hard border” i Theresa May, midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës do të ktheheheshin infrastrukturat paraekzistuese vitit ’98. Një rikthim në të kaluarën më shumë sesa një vështrim drejt së ardhmes.

Kufiri midis Sllovenisë dhe Kroacisë
Ka kaluar më 29 qershor 1 vit nga nga vendimi i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit (CPA) të Hagës, që teorikisht do të duhej t’i jepej fund grindjes për kufirin tokësor e detar midis Sllovenisë e Kroacisë. Një debat që shtyhet nga shpalljet e pavarësisë së të dyja vendeve, kur Komisioni i Arbitrazhit të Konferencës mbi Jugosllavinë, i kryesuar nga nga juristi francez Robert Badinter, midis viteve 1991 e 1993 formuloi 15 këshilla lidhur me temat më të mëdha juridike që qenë krijuar më shpërbërjen e vendit. Komisioni Badinter vendosi që kufijtë midis shteteve të pavarura duhej të ishin ato të republikave të vjetra jugosllave dhe kufijtë midis shteteve të pavarura do të mund të ndryshoheshin vetëm me marrëveshje të konkluduara vullnetarisht, ndërsa kufijtë e vjetër do të ruheshin nga e drejta ndërkombëtare.
Për asgjë nuk kanë shërbyer marrëveshjet e ndryshme lidhur me trafikun transkufitar për të lehtësuar kalimin për banorët e këtyre zonave. Në mënyrë të veçantë, situata e kufirit detar është bërë çështje e së drejtës ndërkombëtare,, përveçse strategjike, pasi në lojë për Slloveninë është mundësia e një aksesi të drejtpërdrejtë në ujërat ndërkombëtarë. Përpara shpërbërjes së Jugosllavisë nuk ekzistonin kufij detarë midis republikave federale, kështu që nuk kishte as midis Sllovenisë dhe Kroacisë. Në vitin 1993 Parlamenti i Lubjanës miratoi një memorandum që përshkruante aksesin në det të hapur nëpërmjet Gjirit të Piranit, tërësisht slloven, ndërsa Zagrebi këmbëngulte që kufiri detar të kalonte nëpërmjet mesit të gjirit.
Pas tentativash të shumta të përfunduara në asgjë për gjetjen e një marrëveshjeje bilaterale, edhe vendimi i CPA-së duket i destinuar që të vazhdojë në rrugën e mossuksesit. Vendimi përcakton se kufiri tokësor midis Sllovenisë e Kroacisë ndjek rrjedhën e Lumit Dragogna, ashtu siç sanksionohet nga kufijtë e kristalizuar në qershorin e vitit 1991 në momentin e pavarësisë sllovene, për yë përfunduar në mes të Kanalit të Shën Odorikut. Nga njëra anë, nëqoftëse ky kufi ndjek një rrjedhë natyrale në tokë, në det bëhet shumë më kompleks. Në fakt, gjykatësit e CPA-së kanë imponuar një linjë që nga derdhja e Dragogna arrin Gjirin e Piranit, që për ¾ i takon Sllovenisë, të cilës i lejon një korridor të gjatë 2.5 milje detare. Kjo do t’u mundësonte anijeve sllovene që të arrijnë ujërat ndërkombëtare pa kaluar nëpër ato kroate.
Kroacia ka thënë se nuk e ka ndërmend ta respektojë vendimin. Qysh në verën e vitit 2015 Zagrebi e kishte braktisur procedurën e arbitrazhit pas një rrjedhjeje lajmesh se kishte zbuluar kontakte midis një gjykatësi anëtar i gjykatës dhe një përfaqësuesi të qeverisë sllovene. Nga ana e saj, Sllovenia bën apel për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Komisionit Europian për të bërë zbatohet vendimi i CPA-së, që ka një rëndësi strategjike për Portin e Capodistria.

Kufiri midis dy Qiprove
Kapitulli që ka të bëjë me Qipron është më paradoksali midis këtyre të treve të marrë në konsideratë. Në fakt, ishulli mesdhetar përfaqëson zonën e vetme kushinetë të mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara në territorin e Bashkimit Europian: organizata ndërkombëtare par excellance regjistron misionin e saj më jetëgjatë pikërisht në territorin europian, të cilin e konsiderojmë sinonim të paqes, stabilitetit dhe begatisë.
180 kilometrat e territorit të çmilitarizuar që shërbejnë për të mbajtur larg uniformat e republikës greko – qipriotë, e njohur ndërkombëtarisht dhe vend anëtar i Bashkimit Europian, nga ato të entitetit turko – qipriot në veri janë tashmë një botë më vete. Situata e tensionit dhe nganjëherë me konflikt të armatosur është artikuluar në faza të ndryshme duke filluar nga viti 1963 dhe vjen, e pazgjidhur, deri në ditët tona me një ndarje de facto që i mban trupat ushtarake turke të gatshme për një konfrontim me ato të një shteti europian dhe të ndara vetëm nga një mision të helmetave blu të Kombeve të Bashkuara.
Në letër, misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të garantojë respektimin e armëpushimit në pritje që politika të arrijë ta zgjidhë çështjen. Nga njëra anë është e vërtetë se në ishull nuk qëllohet më asnjë e shtënë qysh nga viti 1974, viti i pushtimt turk që rrëzoi Arqipeshkëvin greko – ortodoks Makarios, por nga ana tjetër pikërish prania masive e ushtrisë turke dhe çështjet e shumta të pazgjidhura do ta bënin të rrezikshëm një hap prapa të misionit ndërkombëtar.
Viti i mbarë në kontinentin europian është 2018, por akrepat duket se kanë mbetur në vitet ’60 dhe tensionet nuk duken të destinuara që të gjejnë shpejt një zgjidhje.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakFunksioni taktik i Italisë për Shtetet e Bashkuara
Artikulli tjetërTurqia dhe Evropa: Në kërkim të përbashkësive