Reforma protestante mbush 500 vjeç

Ja se kush e provokoi realisht atë (jo Martin Luteri)

Historia shkon kështu: kur Martin Luteri botoi 500 vjet më parë 95 tezat e tij, objektivi kryesor i tij ishte korrupsioni i kishës. Por kishte individualizuar edhe tjetër për të zgjidhur, në mënyrë po aq specifike. Në tetorin e 1517 influenca dhe pushteti i jashtëzakonshëm i Fugger-ëve, familja e bankierëve, po kërcënonte jo vetëm integritetin e religjionit, por vetë themelet e shoqërisë europiane. Nëqoftëse fjalët e Luterit vunë në lëvizje Reformën, qenë Fugger-ët ata që i dhanë pjesën më të madhe e karburantit të nevojshëm.

Fillimisht tregëtarë tekstilesh me bazë në Augusta, Fugger-ët kaluan shumë shpejt nga furnizimi i veshjeve për martesat e aristokratëve, në mbushjen e xhepave. Qe një kalim që çoi në një rritje korresponduese të pushtetit dhe të njohjes së tyre. Suksesi i kësaj familjeje gjatë viteve të fundit të shekullit të XV-të u mundësoi atyre afera të leverdishme më Habsburgët, familjem austriake pronat e së cilës shtriheshin në të gjithë Europën dhe që i dha për 4 shekuj me radhë suksesion Perandorisë së Shenjtë Romake.

Njeriu përgjegjës i këtij diversifikimi të bizneseve të familjes qe Jakob Fugger dhe transaksioni i parë qe një hua prej 23627 fiorinash për Siegmund-in, Arqidukën e Tirolit, në vitin 1487. Huaja qe e konsiderueshme pse kishte vendosur një marrëdhënie të ngushtë me njerëzit e pushtetit. Më shkoqur, huaja u garantua me një hipotekë mbi një minierë shumë të pasur argjendi të Arqidukës në Schwaz.

Lojëra pushteti

Kjo marrëveshje parashikonte thjesht që në rast se Siegmund falimentonte, Fugger-ët do të paguheshin në lingota argjendi. Natyra fitimprurëse dhe e sigurtë e marrëveshjes i bëri Fugger-ët që t’i zgjeronin me shpejtësi termat edhe tjetërkund. Në kapërcyellin e shekullit të XVI-të, Fugger-ët kontrollonin të gjithë prodhimin e Schëaz, posedonin miniera argjendi në Tirol e Karinci dhe më shpejtësi po afirmoheshin me shpejtësi duke u afirmuar në prodhimin e bakrit në Hungari. Përtej marrëdhënieve të biznesit, Fugger-ët zhvilluan shumë shpejt marrëdhënie me karakter personal me aristokracinë. Bënë krushqi me disa prej familjeve më të fuqishme europiane – sidomos me familjen Thurzo të Austrisë – dhe u dhanë hua në mënyrë konsistente të gjitha të tjerave. Midis klientëve të tyre regjistrohen Henry i VIII-të i Anglisë, Karli i V-të i Spanjës dhe Perandori gjerman Maksimiliani i I-rë. Ky i fundit u demonstrua veçanërisht i dobishëm dhe fitimprurës, me ambicjet e tij politike dhe ushtarake arrogante (domethënë të kushtueshme), që i dhanë një reputacion të quajtur nga ekonomisti Richard Ehremberg si “administratori më i keq i të gjithë Habsburgëve”. Në fillimet e shekullit të XVI-të, Jakob Fugger kishte fituar aq shumë para, sa që thjesht njihej si “Pasaniku”. Duke kaluar vitet e rinisë së tij poshtë e lart maleve argjendifere të Harz, ku babai i tij ishte mjeshtër fonderist, Luteri ishte ndoshta mjaft i ndërgjegjëshëm për interesin e Fugger-ëve për metalet. Por qe interesi i tyre ndaj fesë që në vitin 1517 shkaktoi zemërimin e tij.

Indulgjenca

Kuria romane – administrata qëndrore e Kishës katolike – pretendonte shuma të mëdha parashë nga kush thirrej që të mbulonte poste të rëndësishme. Mbivendosja midis strukturave ekleziaste, familjare dhe financiare familjare dhe financiare të Perandorisë së Shenjtë Romake u mundësoi më të pasurve që të ushtronin më shumë poste pushteti, të gjithë fitimprurës. Kështu, nëqoftëse ishte e rëndësishme që princat e Kishës të ishin njerëz më të devotshëm, këta kishin nevojë edhe për likuiditet të madh. Kur në vitin 1514 Alberti i Bradenburgut u emërua Elektor i Magoncës, ju desh që të mblidhte 21000 dukate për të paguar Kurinë. Alberti ishte tashmë një njeri i fuqishëm: kishte shumë poste të tjera ekleziaste. Pavarësisht kësaj, i mungonin paratë për të bërë pagesa kaq të larta. Kështu që ua mori në hua me interes nga Fugger-ët: në këtë periudhë, interesi shikohej konvencionalisht si një shpërblim për “probleme, rrezik dhe shpenzime”.

Duke ju dashur të siguronte një të ardhur për të paguar interesat, Alberti pagoi edhe 10000 dukate të tjera që të siguronte nga Papa Leoni i X-të të drejtën për të administruar indulgjencat jubilare, të cilave para pak kohësh ju ishte ndaluar shitja për të paguar punimet e Bazilikës së Shën Pjetrit. Blerësit i blinin indulgjencat pas premtimit se çmimi do t’u siguronte njerëzve të dashur të tyre një reduktim të kohës së kaluar në Purgator. Qenë një praktikë kontradiktore, e ushtruar nga Kisha gjatë shekujve. Luteri nuk qe i vetmi që i kishte dënuar indulgjencat – shumë i konsideronin si heretike – por pacipësia dhe korrupsioni të demonstruara nga Alberti në përpjekjen për të paguar Jakob Fugger u dhanë fjalëve të Luterit një forcë shumë më të madhe. Një shitës indulgjencash i autorizuar nga Alberti – Johann Tetzel – shoqërohej në mënyrë konstante nga një agjent i Fugger-ëve. Ishte agjenti ai që mbante çelësat e kutisë së indulgjencave dhe, sapo mbushej, ishte gjithmonë ai që e merrte çka kishte brenda. Një objektiv i ishte destinuar agjentit Fugger në Romë, për të paguar Kurinë, ndërsa tjetri u shkonte Habsburgëve për të shlyer borxhet e Albertit. Krahasimi i bërë nga Puteri midis këtyre praktikave me episodin evangjelist e tregëtarëve të përzënë nga tempulli prej Jezùsit natyrisht që ishte tejet legjitim, pasi injorohej.

Antikapitalist

Për ta përmbledhur, qe abuzimi me paratë dhe pushtetit që na dhanë Reformën. Borxhi qe thelbi i vërtetë i problemit. Është një histori e përbashkët. Pasuritë e familjes Fugger zbritën në fund nga majat e paarritshme që kishin arritur, por nisën një formë të përcaktuar të aktivitetit bankar “kapitalist” – që zgjati. Përhapja e shpejtë e teknikave moderne të kontabilitetit, qëndrueshmëria me provë e aktivitetit të huasë së garantuar nga metali dhe manipulimi i pamëshirshëm i tregjeve i bënë Fugger-ët një forcë të mrekullueshme tregëtare. Dinastitë e ardhshme bankare – në mënyrë të veçantë ajo Rothschild – do të përdornin teknika të ngjashme, por asnjëra prej tyre nuk e barazoi pushtetin apo famën e asaj të Fugger.

Jakob “Pasaniku”konsiderohet akoma njeriu i vetëm më i pasur që ka jetuar ndonjëherë. Sesa qe i pasur, nuk do ta dijmë asnjëherë. Sipas Mark Häberlein, historianit të familjes Fugger, në vitin 1516 Jakon u parapriu praktikave të plutokratëve aktualë, duke nënshkruar një marrëveshje me autoritetet fiskale të Habsburgëve. Ndërhyrja e Luterit që një përgjigjeve ndaj efekteve gërryese të lakmisë dhe të korrupsionit. Shkaktoi një skizmë epokale dhe shekuj të tërë luftërash fetare relative, por e erodoi shumë pak ngjitjen e kapitalit. Fugger-ët dhe pasuesit e ture u pasuruan në kaosin e shkaktuar nga Reforma. Sigurisht që është e mundur të inkuadrohet Luteri, më shumë se kushdo tjetër, si antikapitalist i parakohshëm. Kështu që nuk është pa ironi fakti që disa shekuj më vonë historiani Max Weber e shoqëroi etikën protestante me shpirtin e kapitalit, duke e bërë Luterin që të rrotullohej në varr

(Angus Cameron është Asistent Profesor në University of Leicester)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprak“I am Negan” dhe Lucille e Edi Ramës
Artikulli tjetërPër ty që e ndjen veten demokrat