Rama po luan me fatin e shqiptarëve, e përdor Komitetin vetëm si fasadë për…

Nga Gazment KODUZI

Duke falenderuar Prof. Gëzim Xhepën dhe Dr. Renato Osmënaj për evidencat klinike që kanë sjellë në vëmendjen e publikut dhe komunitetit mjekësor, si dhe reagimin e papërshtatshëm qeveritar ndaj tyre dhe gjithë personave që nuk besojnë variantin zyrtar të fakteve, mendoj se deri më tani Rama ka lozur me fatin e shëndetit, ekonomisë dhe lirive të shqiptarëve, duke ja hedhur barrën e vendimmarrjes Komitetit të ekspertëve. Këtë javë duke u ndjerë i kërcënuar nga presioni publik dhe rënia e besueshmërisë për komitetin, doli në pah përbërja e tij. Rama e ka mbajtur të fshehur këtë komitet për disa arsye:

1. Përbërja e komitetit nuk është aspak me ekspertizë shkencore, ashtu si e kërkon Ligji 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”. Situata është emergjencë e shëndetit publik, dhe në komitet nuk është asnjë specialist i tillë.

2. Komiteti nga 11 antarë të tij, 4 prej tyre nuk kanë lidhje fare me mjeksinë, por janë emërime politike.

3. Veprimtaria e komitetet të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, pavarësisë, paanësisë dhe transparencës. Ky komitet nuk i plotëson këto kritere, sepse disa antarë të tij janë në konflikt interesi. Komiteti ekspertëve duhet të përbëhet nga specialist të shëndetit publik dhe epidemiologe. Në komitetin e Ramës këta nuk duhen sepse vendimet I merr Rama, dhe komiteti vetëm vulos vendimet e tij.

Rama e përdor komitetin vetëm si fasadë për të mbuluar dështimin e tij, si dhe manipulimin me faktin që virusi ka qarkulluar në shqipëri që në Janar dhe pasojat e masave ekstreme do tua faturojë antarëve të komitetit. Përtej njohjeve personale, ju bëj thirrje anëtarëve të këtij komiteti që të vendosin në radhë të parë interesin publik dhe të respektojnë betimin e Hipokratit.

Artikulli paraprakNjë lajm shpresdhënës: Covid-19 zhduket në mbi 30°C
Artikulli tjetërZbulohen 3 raste të reja me Covid-19 në Krujë