Një lajm shpresdhënës: Covid-19 zhduket në mbi 30°C

Ditët e nxehta të verës mund të shpëtojnë njerëzimin përfundimisht nga Covid-19 pasi virusi bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat e ajrit mbi 30 gradë Celsius, sipas Mbikëqyrësi rus të Shëndetit.

“Koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe humbet aktivitetin e tij infektiv pothuajse tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor.

Institucioni në fjalë po i përgjigjej pyetjeve në një faqe interneti qeveritare kushtuar betejës së Rusisë kundër pandemisë.

Drita e drejtpërdrejtë e diellit dhe lagështia e ulët janë gjithashtu ndër faktorët që e bëjnë sëmundjen më të dobët, ndërsa plus 70 gradë Celsius është temperatura në të cilën koronavirusi çaktivizohet plotësisht, shtuan ata.

 

Artikulli paraprakTeatri në pronësi të Bashkisë, aktori i njohur reagon ashpër ndaj Ramës: Do e pësosh keq! Do jetë “varri” yt
Artikulli tjetërRama po luan me fatin e shqiptarëve, e përdor Komitetin vetëm si fasadë për…