“Rama ik”, uragan popullor në protestën e opozitës

Një uragan popullor i vërtetë në protestën e shtatë kombëtare të opozitës. Qindramijëra qytetarë kanë rrethuar Kryeministrinë dhe brohorain Rama ik. Numri i protestuesve është mjaft i madh pa pyetur për kushtet atfmosferike dhe shiun. Qytetarët bashkohen në protestën e shtatë ndërsa janë të vendosur të mos lejojnë zgjedhje pa opozitën. Mesazhi i protetsuesve është i qartë “Rama ik!”.

Janë me dhjetëra mijëra qytetarë të cilët janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke protestuar kundër Edi Ramës.
Edhe pse mediat e kontrolluara nga ky i fundit e kanë bërë ditën e sotme si kiamet me shi, qytetarët nuk janë trembur dhe i janë bashkuar thirrjes së opozitës. Janë mijëra e mijëra qytetarë të cilët kanë dalë në protestë kundër qeverisë.

Banorët e Astirit të cilët si në çdo protestë, kanë marshuar në këmbë nga zona e Unazës së re për te kryeministria. Kështu është edhe sonte, ndërsa qindra banorë janë duke iu bashkuar protestë.

Artikulli paraprakDështim spektakolar në Lezhë, populli braktis Ramën, foto
Artikulli tjetërLumë njerëzish tek kryeministria, Basha i bashkohet protestës…