Një zallamahi politike në kurriz të qytetarëve

Nga Mirela Karabina

Oligarkia politiko-ekonomike dhe mediatike po bën një përpjekje të pamasë për të krijuar perceptimin që halli i madh i shqiptarëve është që, pse po hetohen nga SPAK “padrejtësisht” kryeministra apo ish kryeministra dhe pushtetarë të lartë. Me një goditje 24 orë në 24, qeveria, rithemelimi apo PL (LSI) helmojnë opinion publik me mesazhe të koduara që nuk janë as për qytetarët e as zgjidhin hallin e tyre, perveçse e thellojnë më keq.

Një zallamahi dhe tallava politike që fillon nga mëngjesi e deri në darkë çorodit mendjen e shqiptarëve duke larguar vemendjen nga korrupsioni dhe e vërteta: Rama është duke u kacafytur me RAI 3 për një reportazh që ka nxjerrë korrupsionin e qeverisjes, ndërkohë deklaron që do bëj një tur në diasporë me shqiptarët të cilët i ka detyruar të ikin nga sytë këmbët për shak të keqeverisjes; ish presidentë që sulmojnë Spak që në pikë të mëngjesit nga frika e arrestimit; Komisioni Parlamentar i shëndetësisë, rezultat i pazarit PS-Rithemelim çirret e bërtet për shoë mediatik, ndëerkohë SPAK për sterilizimin dhe Check up-in e ka mbyll hetimin ndërsa qeveria ndryshoi ligjin e funksionimit të komisioneve në favor të saj; rithemelimi njëherë thotë SPAK është i Ramës pastaj e “beson” duke bërë kallëzime dhe bën politikë nëpër shkallë gjykatash e komisionesh me bllofe juridike e politike, politikanë që gënjejnë e bëjnë be e rrufe se punojnë për popullin, e të tjera e të tjera.

Të gjithë kundër Refomës në Drejtësi ndaj sillen “çuditshëm” sepse janë të tmerruar se SPAK (Prokuroria e Posaçme) i ka shkua në prag të derës.

Ndërkohë, 1.7 milion shqiptarë janë larguar në tri dekadat e fundit ose 37% e popullsisë, dhe vetëm nën qeverisjen e Edi Ramës janë larguar 600 mijë shqiptarë. Shifra ulëritëse që tregojnë perspektivën e rënies drastike të numrit të popullsisë.

Raportet e Transparency International, Freedom House dhe DASH (Departamenti i Shtetit) dëshmojnë thellim të korrupsionit, rrëshqitje në autokraci, uzurpim pushtetesh e varfëri për qytetarët.

Por këto raporte as i duhen e as janë në fokusin e këtyre politikanëve, pasi halli i tyre është si të qëndrojnë në pushtet që të mbrojnë zullmin e tyre kaq vjeçar në kurriz të shqiptarëve.

Në këtë çmenduri politike me kosto për jetën e qytetarëve, i vetmi që prodhon politikë të moralshme, ngre hallin e qytetarëve dhe tregon zgjidhje, dhe është jashtë objektit të hetimeve për korrupsion nga SPAK, është vetëm vetëm Lulzim Basha dhe Partia Demokratike.

Dhënia llogari para drejtësisë e politikanëve të korruptuar është çlirim i politikës dhe kthimi i saj në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë zallamahia politike vazhdon, në kurriz dhe në dëm të qytetarëve…

Artikulli paraprakLulzim Basha ftesë për takim me bashkatdhetarët në Desia të Italisë: Vota e diasporës dhe propozimet e PD
Artikulli tjetërKorruptoi McGonigal për të sulmuar Bashën/ Gaba: Rama hipokrit kur bën si i përdëllyer për emrin e Shqipërisë, pagoi të sajoheshin poshtërsira në anglisht kundër kundërshtarit të tij