“Rama ik”, uragan popullor në protestën e opozitës

Një uragan popullor i vërtetë në protestën e shtatë kombëtare të opozitës. Qindramijëra qytetarë kanë rrethuar Kryeministrinë dhe brohorain Rama ik. Numri i protestuesve është mjaft i madh pa pyetur për kushtet atfmosferike dhe shiun. Qytetarët bashkohen në protestën e shtatë ndërsa janë të vendosur të mos lejojnë zgjedhje pa opozitën. Mesazhi i protetsuesve është i qartë “Rama ik!”.

Janë me dhjetëra mijëra qytetarë të cilët janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke protestuar kundër Edi Ramës.
Edhe pse mediat e kontrolluara nga ky i fundit e kanë bërë ditën e sotme si kiamet me shi, qytetarët nuk janë trembur dhe i janë bashkuar thirrjes së opozitës. Janë mijëra e mijëra qytetarë të cilët kanë dalë në protestë kundër qeverisë.

Banorët e Astirit të cilët si në çdo protestë, kanë marshuar në këmbë nga zona e Unazës së re për te kryeministria. Kështu është edhe sonte, ndërsa qindra banorë janë duke iu bashkuar protestë.

Exit mobile version