Profesori amerikan iu drejtohet shqiptarëve: Si e lejoni Edi Ramën të izolojë Kosovën?

Në një intervistë për “Bugajski Hours”, profesori amerikan Edward Joseph, njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, ka skanuar “dashurinë” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas ekspertit amerikan, çdo ekuacion në Ballkan që nuk ka Kosovën brenda saj përkthehet në izolim për të.

T’ju pyes, çfarë është kjo marrëdhënia e kohëpaskohshme me Ramën, çfarë po ndodh prapa skenave mes tyre?

“Besoj se kjo pyetje zgjon shumë më shumë interesim kur bëhet në raportin me Edi Ramën, se sa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiç është e qartë: të izolojë Kosovën.

Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën si dhe Kosova nuk është pjesë e atij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës”, shprehet qartazi Joseph.

Artikulli paraprakTë gjithë kundër Ramës! Njeriu më i urryer në Kosovë!
Artikulli tjetërSot më shumë se kurrë, pavarësisht bindjeve politike, duhet të reagojmë për t’i thënë ndal këtij regjimi!