Përmbytjet në Durrës, banorët ende presin ndihmë për dëmet

Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në Qarkun e Durrësit thotë se ka bërë bilancin e përmbytjeve shtëpi më shtëpi, por në terren situata paraqitet ndryshe. Banorët thonë se askush nuk ka ardhur për t’i parë nga afër dhe se kurrë më parë nuk janë dëmshpërblyer.
Në plazh, uji është tërhequr nga banesat. Por, pasojat që la pas përmbytja janë të mëdha. Banorët thonë se nuk po ndihmohen. Në një situatë të ngjashme ndodhen edhe dhjetëra familje në Katund të Ri. Uji u ka dëmtuar gjithçka. Orenditë shtëpiake kanë dalë jashtë funksioni. Të mbjellat në tokat bujqësore dhe sera janë dëmtuar.
Gjatë prezantimit të bilancit në Prefekturë u tha se janë përmbytur 2251 banesa dhe objekte të ndryshme, 2425 ha tokë bujqësore si dhe u shëmbën gjashtë ura. Por përtej statistikave të prezantuara, bilanci i dëmeve në terren mbetet akoma më i madh. Shpresa për t’u dëmshpërblyer aty ku komisionet e verifikimit nuk kanë mbërrritur është shuar.

Artikulli paraprak50 raportet e SHISH për 127 policët e biznesit të drogës
Artikulli tjetërRrahën gjyqtarët, arrestohen tre futbollistë të Këlcyrës