“Veliaj “princ i shëmtisë” dhe “mjeshtër” i manipulimit, nuk konkurrohet me show”/ Lapardhaja: Mbështetje SPAK-ut, e vetmja rrugë për të çuar Veliajn përpara drejtësisë

Në një reagim në facebook, gazetari Namir Lapardhaja shprehet se Erjon Veliaj është “princ i shëmtisë” dhe “mjeshtër” i manipulimit dhe nuk mund të konkurrohet me show.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për ta çuar Veliajn përpara drejtësisë, është mbështetja e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut.

Më poshtë postimi i plotë:

Erjon Veliajt i mjafton SPAK-u. Rëndësi ka që prokurorët të tregohen profesionist, të paanshëm dhe të patrysnuar. Mbështetja ndaj tyre, praktikisht është fundosja e vërtetë e Veliajt. Sa për ta konkurruar atë me show, ai është “princi i shëmtisë” dhe “mjeshtër” i manipulimit publik. Është aq i pakonkurrueshëm saqë edhe thirrjen në SPAK e paraqet si shkuarje me dëshirë dhe bashkëpunim me kolegët e SPAK dhe të BKH. Kështu që mos u mundoni ta konkurroni në palaçollëk. Aty jeni të humbur. Ai është futur në darën e SPAK dhe mbështetja ndaj Prokurorisë së Posaçme është kontributi më i madh që mund të jepet në këtë drejtim.

Artikulli paraprakNga sharjet, tek kërcënimet, zbardhet raporti i Prokurorisë për sherrin e burrit të ministres: Ibrahimaj goditi me gozhdë në fundshpinë drejtorin e ATK-së
Artikulli tjetërGjykata rrëzon Gazment Bardhin, nuk pranon kërkesën për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD