Rrahën gjyqtarët, arrestohen tre futbollistë të Këlcyrës

Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë dhunuar gjyqtarët e ndeshjes. Ditën e djeshme në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës është goditur brutalisht gjyqtari Alvi Paço. Mjaftoi një penallti e dhënë për Përmetin dhe lojtarët e Këlcyrës nuk u përmbajtën, duke sulmuar arbitrin kryesor.
Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë dhunuar gjyqtarët e ndeshjes. Burime zyrtare nga Policia e Qarkut të Gjirokastrës bënë me dije se, pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E.K,30 vjeç, A.H, 21 vjeç si dhe M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet.
Të njëjtat burime pohojnë se, tre lojëtarët akuzohen se në pjesën e dytë të ndeshjes Përmeti-Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, gjyqtarët e takimit, shtetasin Alvi Paçon dhe A.K.

Artikulli paraprakPërmbytjet në Durrës, banorët ende presin ndihmë për dëmet
Artikulli tjetërMasakra në Butrint, si u legalizuan në mënyrë të paligjshme mbi 140 objekte