Përfshihen nga flakët dy makina në “Rrugën e Kombit”

Dy makina janë përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje.

Nuk dihet akoma shkaku pse janë djegur automjetet, por paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri ka rënë në Ndrefushas të Rrëshenit, në një sipërfaqe prej 1 hektarë në pemë frutore.

Aktualisht, zjarrfikësja ka vënë nën konrtoll flakët e zjarrit.

Artikulli paraprakReagon Berisha: Shqiptarët janë njerëz të lirë dhe me dinjitet që nuk meritojnë bar, por transparencë për paktin me Delina Ficon
Artikulli tjetërLDK kundër ‘Open Balkan’: Nismë e dëmshme për shqiptarët në rajon