PD i përgjigjet Ramës: Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë, papërgjegjshmëri është ta largosh Shqipërinë nga BE

Partia Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Edi Rama. PD shkruan në reagimin e saj ndaj Ramës se, turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

Reagimi i plotë

Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.

Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.

Artikulli paraprakBiznesi në krizë edhe në Fier, socialistë dhe demokratë në një zë: “Këta na çuan në zero”! Alibeaj: Ndryshimin ta bëjmë me votë në 25 Prill
Artikulli tjetërFermerët e Korçës: Po e hedhim prodhimin në lumë, Spaho: I japim fund braktisjes në 25 Prill