Biznesi në krizë edhe në Fier, socialistë dhe demokratë në një zë: “Këta na çuan në zero”! Alibeaj: Ndryshimin ta bëjmë me votë në 25 Prill

Në Fier, buznesi i vogël po kalon një krizë të tejzgjatur, pasi qeveria nuk i ndihmoi as gjatë pandemisë dhe i ka rënduar me taksa dhe gjoba. Tregtarët tek tregu i shumicës në Fier i thanë drejtuesit politik për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj dhe kandidates Suzana Numani se rënia e fuqisë blerëse i ka çuar drejt falimentit gradualisht, por vitin e fundit kanë marrë goditjen më të rëndë

” Vij nga familje e majtë, me tradite të majtë, po këta mos o Zot, të zhduket sa me shpejt”, tha një tregtar i ri që është kthyer nga emigracioni në 2010-ën me shpresën për të ndërtuar jetën në vend. “Tre vitet e para ishim mire, sa erdhen keta e cuan ne zero”, tha ai. “Ta zhdukim te keqen, pas 25 prillit vjen vetëm e mira”, tha një tregtar tregtar, i revoltuar nga braktisja, arroganca dhe mospërfillja e qeverisë.

“Ndryshimi në 25 prill nuk është se vjen nga qielli, secili duhet të bëjë pjesen e vet ne kete pike. Te gjithe bashke do ta ndryshojme, qe keto gjera mos te ndodhin, njerezit te mos ikin dhe ju te punoni. Ndryshimi vjen me votë në 25 prill per te gjithe bashkë, që te kemi një të nesërme më të mirë”, u tha Enkelejd Aliebaj tregtareve.

Artikulli paraprakShkodra me 7 mandate, Bardh Spahia nis fushatën me të rinjtë: Me Lulzim Bashën kryeministër bëjmë ndryshimin!
Artikulli tjetërPD i përgjigjet Ramës: Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë, papërgjegjshmëri është ta largosh Shqipërinë nga BE