PD i përgjigjet Ramës: Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë, papërgjegjshmëri është ta largosh Shqipërinë nga BE

Partia Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Edi Rama. PD shkruan në reagimin e saj ndaj Ramës se, turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

Reagimi i plotë

Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.

Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.

Exit mobile version