Optimizëm në kohë pesimizmi

Nga Helidon BUSHATI

Pasi e varfëroi dhe e shpopulloi Shqipërinë, pasi mbylli me qindra vende pune dhe çoi biznesin në faliment, qeveria mendon për rrogën minimale, një premtim ky i kahershëm i Partisë Demokratike!

Ironik është fakti që i dërguari i qeverisë thotë se përfitojnë 3 mijë individë në qarkun e Shkodrës.

Por nuk thotë, sa qytetarë humbën vendet e punës në këto 8 vite, nuk thotë sa biznese u mbyllën, nuk thotë sa u zgjerua numri i familjeve në ndihmë sociale, nuk thotë sa të rinj e braktisën vendin!

Në mënyrë të frikshme, në një hark kohor prej një viti, ka kapërcyer nga vendi i tetë në vend të tretë, duke rezultuar kështu një nga tre qarqet me numrin më të lartë të papunësisë në vend.

Ka një rritje me 6.4%, duke arritur kështu në 15%, nga 8.6% që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Biznesi, burimi kryesor i punësimit, si pasojë e mungesës së politikave mbështetëse fiskale, përgjatë vitit 2020 është gjendur në ditët më të vështira. Si pasojë, në qarkun Shkodër aktualisht rezultojnë 65% më shumë subjekte të kaluara në status pasiv, duke e rritur në 414 numrin e bizneseve të mbyllura.

Ky është realiteti në qarkun Shkodër përtej propagandës!

PD, ka një ofertë të qartë:

Rritje reale të pagës minimale, rritje reale të pensioneve, mbështje biznesit, ulje të ndjeshme të taksave dhe zero taksa vendore për biznesin e vogël, mbështetje turizmit dhe agroturizmit, investime në shëndetësi, arsim dhe siguri.

Mbështetje dhe shpresë për rininë!

Partia Demokratike beson te një qeveri eficiente, që funksionon në shërbim të qytetarëve dhe jo në kurriz të tyre.

Vendit i duhet një qeveri që punon për qytetarët dhe jo pushtetarë e qeveritarë mamuthë të korrupsionit.

Bashkë do t’ia dalim!

Artikulli paraprakKalata e Portit të Durrësit jepet për 30 milionë euro tek pronarë të fshehur në parajsa fiskale. PD: 3 pyetje Ramës
Artikulli tjetërBardhi i bën share postimit të ambasadores së SHBA: Pajisuni me ID